By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Moti i keq përmbyt Bankokun, autoritetet shpallin gjendje katastrofe në të gjitha distriktet e kryeqytetit tajlandez
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Moti i keq përmbyt Bankokun, autoritetet shpallin gjendje katastrofe në të gjitha distriktet e kryeqytetit tajlandez
Bota

Moti i keq përmbyt Bankokun, autoritetet shpallin gjendje katastrofe në të gjitha distriktet e kryeqytetit tajlandez

admin
Last updated: 26/09/2026 20:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bankok, 26 shtator argument.mk/ – Autoritetet e Bangkokut shpallën gjendje katastrofe në të 50 distriktet e kryeqytetit tajlandez për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Gjendja e katastrofës, e cila u lejon autoriteteve lokale të marrin masa emergjente, u shpall pasi gati 300 milimetra shi kanë rënë në kryeqytetin tajlandez që nga e enjtja, sipas Guvernatorit të Bangkokut, Sangchart Sittiphun.

“Niveli i ujit nuk ka pushuar së rrituri. Tani është e vështirë të dalësh jashtë. Më ka arritur deri në bel”, tha për AFP-në Somkind Pheu-ngam, një shitës 67-vjeçar që jeton pranë qendrës.

“Nuk mund të shkoj askund. Kam qenë i mbyllur për dy ditë”, vazhdoi ai, duke thënë se nuk ka parë përmbytje të tilla në qytet prej 15 vitesh.

Shiu i vazhdueshëm që nga pasditja e së enjtes ka përmbytur rrugët dhe ka shkaktuar rritjen e nivelit të ujit në kanalet e Bangkokut, ndërsa uji ka hyrë në shumë ndërtesa të vendosura pranë tyre.

Sipas guvernatorit, pjesa lindore e qytetit ka qenë më e prekura.

“Po bie ende shi dhe ne po bëjmë çmos. Po përpiqemi të largojmë ujin, por kanalet janë plot”, u tha ai gazetarëve.

Ai u bëri thirrje pacientëve që janë të shtrirë në shtëpi dhe varen nga furnizimet mjekësore jetësore të marrin në konsideratë pranimin dhe qëndrimin e përkohshëm në spital.

Në vitin 2011, përmbytjet e mëdha në të gjithë Tajlandën vranë më shumë se 500 njerëz dhe dëmtuan miliona shtëpi.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Bangkoku shpallet zonë fatkeqësie, përmbytjet paralizojnë kryeqytetin e Tajlandës

Stuhia e fuqishme godet SHBA-në, mbi 40 milionë njerëz përballen me reshje dhe përmbytje

Në kufirin kroato-slloven, mbyten në lumë 5 emigrantë

Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Festivali “Teuta” sjell në Tetovë këngën e vjetër qytetare
Next Article Dhurimi i organeve, një vendim sot, një jetë më shumë nesër
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?