By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mourinho këmbënguli për transferimin e ri, nuk donte asnjë alternativë tjetër te Real Madridi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Mourinho këmbënguli për transferimin e ri, nuk donte asnjë alternativë tjetër te Real Madridi
Sport

Mourinho këmbënguli për transferimin e ri, nuk donte asnjë alternativë tjetër te Real Madridi

admin
Last updated: 12/08/2026 16:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sipas raportimeve të Marca, Jose Mourinho ka luajtur një rol vendimtar në transferimin e Marc Cucurellas te Real Madridi, duke ia propozuar personalisht emrin e spanjollit drejtuesve të klubit.

Trajneri portugez thuhet se ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke kërkuar që klubi të mos shqyrtonte alternativa të tjera për përforcimin e krahut të majtë.

Kjo bindje e Mourinhos bëri që Real Madridi të lëvizte shpejt për transferimin e Cucurellas nga Chelsea, në një marrëveshje që kapte vlerën e 60 milionë eurove.

Mourinho nuk u mjaftua vetëm me rekomandimin e tij. Raportohet se ai e kontaktoi personalisht Cucurellan, duke i shpjeguar rëndësinë që do të kishte mbërritja e tij në projektin e ri të Real Madridit dhe rolin që e priste në skuadër.

Zgjedhja e trajnerit portugez mund të rezultojë një goditje e madhe për klubin madrilen.

Cucurella zhvilloi një Botëror fantastik në vitin 2026, duke qenë një nga lojtarët vendimtarë të Spanjës në rrugëtimin drejt triumfit dhe fitimit të titullit botëror.

Mourinho vlerëson veçanërisht forcën fizike, intensitetin dhe punën e palodhur të Cucurellas, krahas cilësive të tij teknike.

Pikërisht këto karakteristika duket se e kanë bindur portugezin se spanjolli ishte profili ideal për krahun e majtë të Real Madridit.

You Might Also Like

Gjiganti turk ofron 45 milionë euro për Martinellin

Fenerbahçe zyrtarizon Lukakun, belgu: Jam 100 për qind gati

“Qëndro i fortë, Leo” – Ronaldo i dërgon Messit mesazhin prekës

“Dua të largohem”, Julian Alvarez i kërkon Simeones transferimin te Barcelona

“Nuk e di çfarë do të bëj pa ty”, Messi rrëqeth me letrën për babanë e tij të ndjerë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Krejt çka ndodhi sot në Kuvend: Përplasje PDK-Aleancë me LVV-në, tensionet eskalojnë gati edhe fizikisht
Next Article Tre viktima pas zjarreve të fuqishme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?