By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPB e Maqedonisë së Veriut: Tre kosovarët e zhdukur u gjetën të vdekur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPB e Maqedonisë së Veriut: Tre kosovarët e zhdukur u gjetën të vdekur
MaqedoniTOP LAJM

MPB e Maqedonisë së Veriut: Tre kosovarët e zhdukur u gjetën të vdekur

admin
Last updated: 20/07/2026 09:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Tre personat me prejardhje nga Kosova, të cilët ishin raportuar të zhdukur pasi ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës, janë gjetur pa shenja jete në një automjet të përmbysur në rrugën nga pikëkalimi kufitar Bllacë drejt Shkupit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35, policia është njoftuar për një automjet të markës “Mercedes” me targa gjermane, i cili ishte përmbysur në këtë aks rrugor.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë, të cilët kanë konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona pa shenja jete – një mashkull dhe dy femra. Vdekjen e tyre e ka konfirmuar edhe një ekip i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.

MPB bën të ditur se më herët gjatë së njëjtës ditë, në ora 13:40, në Stacionin Policor Bit Pazar ishte paraqitur një shtetas i Kosovës, i cili kishte raportuar zhdukjen e tre personave.

Sipas raportimit, kontakti i fundit me ta kishte qenë më 18 korrik, rreth orës 22:15, kur ndodheshin në Aeroportin e Shkupit.

Ky zhvillim konfirmon tragjikisht rastin e tre personave të zhdukur, për të cilin familjarët kishin kërkuar ndihmë publike për lokalizimin e tyre.

Autoritetet nuk kanë bërë ende publik identitetin e viktimave, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e aksidentit dhe të përfundojnë procedurat hetimore.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bimët që shërojnë shpirtin: Këto gjashtë lule eliminojnë emocionet e rënda
Next Article Mungesa e vetëbesimit po e shkatërron ndërmarrësinë femërore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?