MPB-ja ka filluar procedurë disiplinore kundër gjashtë zyrtarëve policorë, për shkak të shkeljes së rendit dhe disiplinës së punës, lidhur me rastin e 17 gushtit, kur në pikën kufitare Bllacë e Poshtme, përveç delegacionit të kryetarit të Kuvendit, pikën kufitare të pakontrolluar e kaluan edhe 6 automjete civile.
Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale e ka zbardhur rastin, me ç’rast është filluar procedurë disiplinore ndaj zyrtarëve policorë: N.R., M.S., A.B., B.A., N.B. dhe B.S.
“Kontrolli i brendshëm ka konstatuar se pasi delegacioni, në të cilin si bartës paraqitet kryetari i Kuvendit, kalon kufirin shtetëror në pikën kufitare Bllacë e Poshtme në korsinë për dalje nr.1, përgjatë tij kalojnë gjashtë automjete civile, të cilat i bashkohen delegacionit në hapësirën ndërmjet pikave kufitare, pa kontrolluar pasagjerët dhe automjetet dhe në një interval të caktuar kohor mbyllen të gjitha korsitë e daljes nga vendi dhe gjatë asaj periudhe nga N.B. (zyrtar policor nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit) dhe B.A. (polic në pikën kufitare Bllacë e Poshtme), nxirret mjeti i bllokuar në korsinë për daljen nr.3 dhe drejtohet në daljen nr.1 dhe automjeti kalon vijën kufitare pa kontrolluar pasagjerët.”.
“Po ashtu është konstatuar se N.B. në vend që të sigurojë siguri të menjëhershme fizike për kryetarin e Kuvendit, ai kryen veprime në pikën kufitare në kabinat e daljes dhe në kabinat doganore, me të cilat mundësoi bashkëngjitjen e disa automjeteve civile në delegacion, si dhe i jep përparësi automjeteve civile që kalojnë kufirin shtetëror. Po ashtu në vend që të merren masat përkatëse nga kryeinspektori M.S. në bashkëpunim me kryeshefin e stacionit policor “Veri”, N.R., sipas mangësive të konstatuara, deri atëherë nuk janë ndërmarrë masat përkatëse, por është dërguar akti që obligon komandantin e stacionit policor që të hetojë plotësisht rastin dhe të merr masat e duhura,” – thonë nga MPB-ja.