By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MSHMS lançon Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027-2030
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > MSHMS lançon Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027-2030
Shqipëri

MSHMS lançon Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027-2030

admin
Last updated: 01/06/2026 10:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 qershor, Zhurnal.mk – Në Ditën Botërore të Fëmijëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë, lançoi Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030, një dokument strategjik që synon forcimin e sistemit të mbrojtjes dhe fuqizimin e të drejtave të çdo fëmije në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në aktivitetin e organizuar për promovimin e kësaj agjende, theksoi rëndësinë e një qasjeje të re dhe gjithëpërfshirëse ndaj fëmijërisë, duke vendosur në qendër sigurinë, mirëqenien dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

“Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet me frikë. Asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet i përjashtuar. Dhe asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet pas. Prandaj sot lançojmë Agjendën Kombëtare për Fëmijët 2027–2030 jo thjesht si një dokument, por si një premtim që do të bëjmë më shumë për mbrojtjen e fëmijëve, shëndetin e tyre mendor, sigurinë online dhe për një Shqipëri ku çdo fëmijë ka mundësi të ëndërrojë dhe të ecë përpara”, u shpreh ministrja Sala.

Me sloganin “FËMIJË TË SIGURT, TË MBROJTUR, TË DËGJUAR”, kjo agjendë synon të vendosë në qendër nevojat, mirëqenien dhe pjesëmarrjen aktive të fëmijëve, duke forcuar gjithashtu edukimin socio-shëndetësor dhe promovimin e një jetese të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Përmes këtij dokumenti strategjik, synohet të theksohet rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetit, në krijimin e mjediseve të sigurta, mbrojtëse dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët.

Gjithashtu, agjenda promovon përgjegjësinë e përbashkët për të dëgjuar zërin e fëmijëve, për të garantuar ushqyerje të shëndetshme dhe zhvillim të plotë të tyre, si dhe për t’i mbrojtur nga çdo formë dhune, abuzimi, bullizmi, diskriminimi, shfrytëzimi dhe çdo rrezik tjetër, si në jetën e përditshme ashtu edhe në mjedisin digjital.

Ndërkohë politikat për përkujdesjen e fëmijëve vijojnë edhe përmes Programeve Kombëtare. Për periudhën Janar – Mars 2026 19218 fëmijë kanë përfituar nga programi i shikimit, 94782 femije nga programi i kujdesit dentar dhe  2940 vajza dhe 1343 djem nga vaksina HPV.

138 fëmijë kanë marrë këshillim dhe  20 raste janë referuar për periudhën Janar Mars 2026  nga Linja e Këshillimit ALO 116-111.

Ndërsa, në kuadrin e deinstiucionalizimit,  numri i fëmijëve që jetojnë në institucione rezidenciale publike është ulur nga 246 në vitin 2021 në 199 në fund të vitit 2025, duke reflektuar zgjerimin e shërbimeve alternative dhe përmirësimin e mekanizmave të parandalimit.

You Might Also Like

Presidenti Begaj në Samitin e Kievit, takohet me Volodymyr Zelenskyn

Raporti i Reformës Territoriale prezantohet vetëm nga ekspertët e PS, opozita braktis komisonin

Mbrojtja e produkteve artizanale dhe industriale, Komisioni për Jashtëm miraton projektligjin e ri

Gara për numrin dy të PD/ Sajmir Korreshi sfidon Flamur Nokën

Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027, Albana Koçiu: Gati të pozicionohemi si partner konkurrues

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane
Next Article Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?