By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Muaji i shëndetit të djemve dhe burrave: Zemra nuk i fal aq lehtë mëkatet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Muaji i shëndetit të djemve dhe burrave: Zemra nuk i fal aq lehtë mëkatet
MaqedoniShëndetësi

Muaji i shëndetit të djemve dhe burrave: Zemra nuk i fal aq lehtë mëkatet

admin
Last updated: 20/11/2024 09:10
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor – Muaji nëntor është një muaj i cili i dedikohet shëndetit të djemve dhe burrave, ndërsa pikërisht dje u shënua Dita Ndërkombëtare e Burrave. Pavarësisht arritjeve në mjekësi dhe në mbrojtjen shëndetësore, djemtë dhe burrat shpesh priren ta neglizhojnë shëndetin e tyre, që ka si rezultat diagnostikimin e vonshëm të gjendjeve shëndetësore si sëmundjet e zemrës, kanceri i prostatës dhe çrregullimet e shëndetit mendor.

Duke pasur parasysh faktin se statistikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se sëmundjet kardiovaskulare vrasin më shumë njerëz se të gjithë kanceret së bashku, ne biseduam me D-r. Oliver Kallpak nga Klinika e Kardiologjisë.

“Kur flasim për të gjithë popullatën është e vërtetë që burrat vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare më shumë se femrat. Kjo është e rëndësishme të thuhet për ta promovuar zbulimin në kohë të sëmundjeve, gjë që mundëson trajtim më të mirë dhe më të suksesshëm”, thotë D-r. Kallpak.

Sipas tij, jeta sociale, pra tranzicioni afatgjatë me kushte të paqëndrueshme shoqërore, shkakton stres më të madh, i cili pastaj shkakton probleme shëndetësore.

“Në shoqërinë tonë tradicionale mashkulli është ai që duhet të fitojë të ardhura për familjen, tek ne ende vlen, megjithëse nuk është rregull. Ky stres është më i theksuar tek ai. Në shoqëritë me jetë sociale më të rregulluar pacientët me sëmundje kardiovaskulare janë më të moshuar, ndërsa në vendin tonë vuajnë të rinjtë. Ndotja, shprehitë jo të shëndetshme, si pirja e duhanit, janë gjithashtu faktorë që kanë ndikimin e tyre. Ne gjithashtu dimë të ushqehemi jo shumë shëndetshëm si rajon, ndryshe nga njerëzit e disa vendeve mesdhetare, të cilët kanë shprehi më të shëndetshme kur bëhet fjalë për ushqimin”, thotë D-r. Kallpak.

Pacienti i tij më i ri të cilit ai i ka vënë stent në zemër ka qenë një 21 vjeçar.

“Ai bënte punë fizike. Fatmirësisht erdhi në kohë, dhimbja e infarktit akut e detyroi atë të vinte në kohë. Bëmë rivaskularizimin në kohë dhe shpëtuam me kohë një pjesë të madhe të zemrës. Tani ai bën një jetë normale”, shtoi Kallpak.

Ky mjek thotë se nëse kontrollet preventive bëhen në kohë, një mashkull do të mund të jetë shumë më produktiv në vendin e punës, të kontribuojë më shumë për shtëpinë, familjen dhe shoqërinë.

“Sa më në fazë të avancuar të jetë sëmundja, aq më i ndërlikuar dhe i kushtueshëm është trajtimi. Problemi më i madh është pirja e duhanit, pasiviteti, ndërkohë që një shëtitje mund të ndikojnë ndjeshëm për një shëndet më të mirë. Kam pacientë që janë çiklistë dhe që aspirojnë të kalojnë shumë kilometra, por që kanë probleme me peshën, ose ka ditë që e teprojnë me pirjen e duhanit, e teprojne me pijen dhe ushqimin, prandaj të nesërmen duan të shlyejnë “mëkatet” me ndihmën e biçikletës. Zemra nuk i fal aq lehtë mëkatet”, thekson Kallpak.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Personat që kanë një pozicion pune që u shkakton stres, pra ata që janë në pozicione drejtuese dhe kanë punë për të cilat mbajnë përgjegjësi, edhe nëse kanë shprehi të mira ata sërish janë të ekspozuar ndaj rrezikut dhe stresit, thotë Kallpak.

“Nëse ai stres kombinohet me një shprehi negative, atëherë ai është shkatërrues. Pacientët që vijnë në klinikën time në shumicën e rasteve vijnë sepse nuk kanë aktivitet fizik, kanë stres, ndonjë shprehi të keqe dhe (ose) diabet. 70 përqind e pacientëve që vizitoj janë burra. Edhe sikur mbrojtja shëndetësore të përparojë, rreziku te burrat është më i lartë se ai tek gratë. Ata përjetojnë më rrallë sulm në zemër, raporti mes tyre është 30:70. Burrat janë pacientë më të shpeshtë të klinikës së kardiologjisë, ata vuajnë më shpesh nga infarkti i miokardit dhe sëmundje të tjera koronare të cilat janë më vdekjeprurëse. “Prisni, mund të shpëtoni edhe pa barna”, nuk funksionon shumë për ata. Ekziston një arterie, një degë e përparme e zemrës. Kur mjekët amerikanë u shpjegojnë burrave se në cilën arterie u kanë vënë stent, ata u thonë në arterien e vejushave (widow maker artery). Bllokimi i saj është vdekjeprurëse sepse ajo e furnizon me gjak pjesën më të madhe të zemrës”, thotë doktor Kallpak.

Nga përvoja e tij ai thotë se ka pasur dhjetëra pacientë burra, të cilët kanë pasur probleme, për shembull, me infertilitetin e që më pas pasi kanë vënë stent kanë bërë edhe fëmijë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Pas kësaj burrat çlirohen mentalisht. Para kësaj kanë pasur shumë stres, janë trajtuar për infertilitet, por pas vendosjes së stentit jeta e tyre ka ndryshuar. Unë u rekomandoj not, ecje, pushime, rekreacion kudo. Pas vendosjes së një stenti, ata kanë më shumë forcë për ta përballuar stresin. Kështu kanë shanse më të mira për jetë nga që kanë pasur më parë, u rregullohet furnizimi me gjak i zemrës”, shton Kallpak.

Sa i përket këshillave me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Burrave, D-r. Kallpak rekomandon kontrolle të rregullta te mjeku amë.

“Të shihet si është gjendja me diabetin, yndyrën, tensionin e gjakut. Për të gjitha këto ka barna. Dhe duhet eliminuar qëndrimi “do duroj, mundem unë edhe pa barna”. Nëse dikush është mbipeshë, të mundohet ta rregullojë atë, t’i sjellë nivelet e sheqernave dhe yndyrnave në ao normale. Të kërkohet ndihma e mjekut amë dhe të bëhen të gjitha këto. Nuk kushton shumë, nuk kërkon as shumë kohë. Nëse një duhanpirës e lë cigaren, ai do ketë në çdo 20 minuta 5 minuta të lira, kohë në të cilën do mund ta kalojë me fëmijët e tij, ta bëjë punën e tij në vend që të dalë për pauzë për cigare. Burrat duhet të kujdesen për jetën e tyre,” përfundon Kallpak.

Edhe Instituti i Shëndetit Publik sot publikoi një tekst për shëndetin e buttavenë të cilin thuhet se aktivitetet që zhvillohen këtë muaj janë të fokusuara në parandalimin e shëndetit të burrave, me vëmendje të veçantë tek kanceri i testikujve, kanceri i prostatës, shëndeti mendor të burrave dhe sëmundje të tjera që i prekin burave.

“Ekzaminimet dhe kontrollet e rregullta mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të problemeve, duke i përmirësuar ndjeshëm rezultatet e trajtimit. Edukimi i burrave për rreziqet e përbashkëta shëndetësore, si tensioni i lartë i gjakut, diabeti dhe disa lloje të kancerit, u jep atyre fuqi që të bëjnë zgjedhje të informuara të stilit të jetesës. Shëndeti mendor është një tjetër aspekt jetik i ndërgjegjësimit për shëndetin e burrave. Pritshmëritë shoqërore shpesh i detyrojnë burrave të duken të fortë dhe stoikë, gjë që mund t’i pengojë ata që të kërkojnë ndihmë kur kanë nevojë”, thuhet në tekstin e ISHP-së.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Edhe sot Shkupi në mesin e qyteteve më të ndotura në botë, Arsovska në gjumë!
Next Article Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 17 gradë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?