Shkup, 27 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në pyetjen e opozitës në seancë të Kuvendit për pyetje të deputetëve, lidhur me aktivitetin e babait të tij në kuadër të MPJ-së, u përgjigj se babai i tij është diplomat nga viti 1988, se nuk ka përplasje të interesave, duke marrë parasysh se funksionin e tij zyrtar e ka që nga viti 2001, ndërsa statusin diplomatik në vitin 2016. Ministri bëri thirrje që Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) ta hetojë rastin, me qëllim që, siç tha, të ruhet integriteti i familjes Mucunski. Paralajmëroi edhe padi penale deri te MPB-ja për shkak të mejleve eventuale të dërguara nga babai i tij deri te të punësuarit në Ministri.
“Xvonko Mucunski është diplomat nga viti 1988. Mucunski e ka marrë funksionin zyrtar në vitin 2001, ndërsa statusin diplomat në vitin 2016 nga ministri i atëhershëm Nikolla Poposki. Nëse është në pyetje konflikt i interesave, duhet të dërgohet deri te ish ministrat Poposki dhe Sërgjan Kerim. Më vjen keq që po krijohet një praktikë që të flitet për familje. Më vjen keq që tani e përmendni babain tim, i cili nuk ka gabuar as ofenduar dikë”, tha Mucunski.
Ai theksoi se duhet të ndalet praktika e funksionimit të profileve në rrjeteve sociale, të cilat publikojnë mejle të pasakta, të cilat gjoja janë nënshkruar nga babai i tij.
“Mirë është çdoherë të kontrollohen informacionet”, u përgjigj Mucunski në pyetjen e deputetes së LSDM-së, Sllavjanka Petrovska nëse babai i saj është këshilltar i tij, pas mejleve gjoja të dërguara deri te të punësuarit në MPJ, ku thuhet se është nënshkruar Xvonko Mucunski.
Mucunski paralajmëroi se Ministria do të ngrit padi penale deri te Ministria e Punëve të Brendshme, pasi, siç tha, duhet të hetohet kush publikon informata të rreme.
Ministri bëri thirrje edhe që KSHPK-ja të hapë procedurë për babain e tij, me qëllim që, siç tha, të konfirmohet nëse ka keqpërdorim ose konflikt të interesave.
