By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski dhe Borrell do të nënshkruajnë Marrëveshje për partneritet të sigurt dhe mbrojtës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski dhe Borrell do të nënshkruajnë Marrëveshje për partneritet të sigurt dhe mbrojtës
MaqedoniTOP LAJM

Mucunski dhe Borrell do të nënshkruajnë Marrëveshje për partneritet të sigurt dhe mbrojtës

admin
Last updated: 19/11/2024 07:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 19 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot në Bruksel së bashku me përfaqësuesin e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrell do të nënshkruajnë Marrëveshje për partneritet të sigurt dhe mbrojtës mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Pritet që Marrëveshja për partneritet ta përforcojë rezistencën e vendit dhe të mundësojë përballje të përbashkët me sfidat e sigurisë dhe bashkëpunimit më efikas në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes, do të nbahet në margjinat e mbledhjes së Këshillit të punëve të jashtme të BE-së në nivel ministrash të mbrojtjes, në të cilën do të diskutohet për mbështetjen e Unionit për Ukrainën dhe për gatishmërinë mbrojtëse të bllokut.

Ndryshe, si pjesë e bashkëpunimit të deritanishëm BE në kuadër të Fondit evropian të paqes (EPF) në shtator të këtij viti do të akordojë 13 milionë euro ndihmë të dedikuara për përforcimin e kapaciteteve dhe aftësisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (ARMV).

Mjetet e akorduara dedikohen për furnizim të teknologjive për inteligjencë, vëzhgim, zbulim, luftë elektronike dhe inteligjencë sinjalistike, pajisje logjistike dhe inxhinierike, si dhe sisteme komunikimi dhe informacioni, si dhe do të ofrojnë trajnim teknik për përdorimin e pajisjeve.

Siç njoftoi Këshilli i BE-së, këto fonde do t’i përforcojnë kapacitetet e Maqedonisë për pjesëmarrjen e saj në operacionet dhe misionet në kuadër të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtëse të Unionit, si dhe misione tjera ndërkombëtare dhe kjo ndihmë në mënyrë plotësuese do ta ilustrojë ndërlidhjen e rritur të bllokut me vendin në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

“Ajo pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të partnerëve për avancimin e bashkëpunimit në këtë fushë politike, duke marrë parasysh përputhshmërinë e plotë të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së”, deklaroi atëherë Këshilli Evropian.

Në Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit në rrugën evropiane deri në vitin 2024 thuhet se “Maqedonia e Veriut mbeti plotësisht në linjë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, përfshirë në lidhje me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, duke dërguar një sinjal të fortë të zgjedhjes së saj strategjike për anëtarësimin në BE-së dhe duke u dëshmuar edhe një herë si një partner i besueshëm”. 

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Fillon debati për amendamentet e Propozim-buxhetit të vitit 2025 të komisionit për financim dhe buxhet
Next Article Seancë e Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?