By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE
Maqedoni

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

admin
Last updated: 05/11/2026 21:51
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor argument.mk/ – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, gjatë paraqitjes në edicionin e lajmeve të televizionit Sitel, foli për raportin e fundit të Komisionit Evropian, proceset reformuese dhe sfidat në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Mucunski vlerësoi se raporti paraqet një pasqyrë objektive dhe reale të gjendjes në vend në aspektin e integrimit evropian, duke theksuar se në disa fusha është evidentuar përparim, ndërsa në të tjera mbetet nevoja për punë shtesë.

“Unë nuk do t’i quaja kritika, por udhëzime për atë që duhet të bëjmë për t’u përmirësuar. Përmbajtja e këtij raporti është në interesin tonë. Nuk duhet ta shohim si detyrim ndaj Bashkimit Evropian, por si detyrim ndaj qytetarëve tanë, sepse bëhet fjalë për standarde të larta, në të cilat prej vitesh investojmë kohë dhe burime serioze”, theksoi Mucunski.

Ai nënvizoi se në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, vendi prej disa vitesh me radhë merr vlerësimet më të larta, duke theksuar se kjo lidhet jo vetëm me aktivitetet në planin ndërkombëtar, por edhe me përcaktimin strategjik të shtetit.

Duke folur për fushat ku nevojitet përparim shtesë, Mucunski tha se reforma në gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit nuk varen ekskluzivisht nga pushteti ekzekutiv.

“Çështja nuk është vetëm se cilat ligje do të miratojmë si Qeveri, por edhe se si do të zbatohen ato dhe çfarë rezultatesh konkrete do të japin institucionet, veçanërisht sistemi gjyqësor në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë”, tha Mucunski.

Sa u përket vlerësimeve politike për raportin, ai bëri thirrje që fokusi të vendoset te përmbajtja e tij dhe te vlerësimet e Bashkimit Evropian.

Duke folur për politikën e zgjerimit, ministri tha se vlerësohen pozitivisht mekanizmat e rinj për integrim gradual, qasja e bazuar në merita dhe përpjekjet për uljen e bilateralizimit të procesit.

“Në historinë tonë të integrimit evropian kemi dëgjuar shumë inkurajime dhe shumë herë kemi folur për dritare mundësish. Tani presim angazhim dhe rezultate të përbashkëta. Nuk themi se vetëm Bashkimi Evropian duhet të japë rezultate ndaj nesh. Edhe ne duhet të përfshihemi aktivisht, t’i zbatojmë reformat dhe të sigurojmë një kornizë të parashikueshme dhe të sigurt për rrugën tonë drejt integrimit evropian”, theksoi Mucunski.

Lidhur me çështjet e hapura në procesin evropian, Mucunski theksoi se çdo zgjidhje duhet të lidhet me parime të përcaktuara qartë dhe se procesi nuk duhet të zhvillohet me afate të paracaktuara.

“Nuk kemi premtuar se do të gjejmë zgjidhje brenda gjashtë muajve apo një viti. Po punojmë hap pas hapi, jo vetëm për përmirësimin, por edhe për rikthimin e disa pozicioneve që më parë nuk i kemi pasur. Në të njëjtën kohë, nuk heqim dorë nga integrimi evropian. Edhe deklaratat tona, edhe ajo që bëjmë në praktikë, janë dëshmi për këtë”, tha Mucunski.

Ai shtoi se gjatë marrjes së vendimeve duhet të merren parasysh edhe pasojat e mundshme dhe pritshmëritë e ardhshme në këtë proces.

“Nuk jemi të gatshëm që në mënyrë naive apo pa menduar për pasojat të hyjmë në një proces për të cilin kemi informacione të drejtpërdrejta se pas një hapi do të pasojnë edhe pritshmëri të tjera. Këto procese nuk janë të lehta dhe zgjasin shumë”, theksoi Mucunski.

Sipas tij, është me rëndësi që në institucionet evropiane dhe në mesin e vendeve anëtare të njihet edhe mbështetja e gjerë shoqërore për integrimin evropian, si dhe përcaktimi i Qeverisë për vlerat evropiane.

“Pjesë e zbatimit të vlerave evropiane është mirëkuptimi i ndërsjellë, respektimi i identiteteve të njëri-tjetrit, dallimeve gjuhësore dhe kulturës. Gjithmonë mund të gjendet një zgjidhje nëse ekziston dëshira dhe vullneti nga pala tjetër”, theksoi Mucunski.

Ai nënvizoi se reformat e brendshme dhe zgjidhja e çështjeve të hapura politike duhet të ecin paralelisht, pasi përmbushja e kritereve evropiane mbetet pjesë thelbësore e procesit.

“Duhet të gjejmë zgjidhje dhe do të punojmë për këtë. Por imperativi ynë nuk duhet të jetë gjetja e një zgjidhjeje me çdo kusht”, porositi Mucunski.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Ana Vitkova propozohet për anëtare të Komisionit Rregullator për Energjetikë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Resortet miks, qeveria vendos kufirin! 40% e ndërtimeve mund të përdoren për banim, pjesa tjetër për turizëm
Next Article Katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave një grua dhe një 12-vjeçar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?