By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski – Malmer Stenergard: U konfirmua mbështetja për integrimin e Maqedonisë dhe angazhimi i Suedisë për vazhdimësi në politikën e zgjerimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski – Malmer Stenergard: U konfirmua mbështetja për integrimin e Maqedonisë dhe angazhimi i Suedisë për vazhdimësi në politikën e zgjerimit
Maqedoni

Mucunski – Malmer Stenergard: U konfirmua mbështetja për integrimin e Maqedonisë dhe angazhimi i Suedisë për vazhdimësi në politikën e zgjerimit

admin
Last updated: 12/05/2025 18:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 maj – Në kuadër të vizitës në Stokholm, ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski pati takim me nikoqiren e tij, ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Maria Malmer Stenergard.

Siç citohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ), në takim është biseduar për disa tema, duke përfshirë edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks në bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, procesin eurointegrues të vendit, si dhe për çështje aktuale rajonale, evropiane dhe globale.

Ministri Mucunski konfirmoi partneritetin e fortë dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, duke shprehur falënderim që Suedia është një partner i fortë politik dhe dypalësh. Ai dërgoi falënderim të sinqertë për mbështetjen në procesin eurointegrues të vendit, si dhe për shtetin dhe popullin suedez për reagimin e menjëhershëm dhe vendimtar pas zjarrit në Koçan, ku një pjesë e pacientëve u trajtuan në Stokholm.

Mucunski ka informuar edhe për proceset reformuese në vend, me theks të veçantë në Planin e rritjes, reformën në sistemin gjyqësor dhe implementimin e standardeve evropiane.

Nga ana e ministres Stenergard, ceket në kumteësn nga MPJTJ, u konfirmua mbështetja për integrimin e vendit tonë dhe përcaktimin parimor të Suedisë për vazhdimësi në politikën e zgjerimit.

Ministrat këmbyen mendime edhe për gjendjet aktuale gjeopolitike në Evropë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim, ministri Mucunski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të jetë faktor që promovon angazhim të qëllimit të irë, stabilitet, marrëdhënie të mira fqinjësore, dialog të hapur dhe bashkëpunim aktiv rajonal.

Në kuadër të vizitës, ministri Mucunski realizoi edhe takim me zëvendëskryetarin e dytë të parlamentit suedez – Riksdag, Julia Kronlif. Në takim mori pjesë edhe Jusuf Ajdin, anëtar i Komisionit për punë të jashtme.

Ministri i informoi bashkëbiseduesit për aspektet më të reja të procesit eurointegrues dhe e ceki rolin e rëndësishëm të Suedisë si mbështetëse parimore e zgjerimit të BE-së. U bisedua edhe për situatën e sigurisë në Evropë, me ç’rast u nënvizua nevoja për mbështetje të mëtutjeshme për Ukrainën dhe përpjekje për arritje të paqes së përhershme dhe të drejtë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article I dënuari për ryshfet, ish-gjykatësi i Gjykatës Supreme, Naqe Georgiev, tani punon si magazinier – gjatë ditës i lirë, natën në burg
Next Article Siljanovska-Davkova në takim me përfaqësues të diasporës maqedonase: Po punohet në formim të Këshillit për diasporën si formë institucionale të bashkëpunimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?