By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mungojnë rreth 40 inspektorë për çdo komunë që të mund të veprojë siç duhet, thotë kryetari i BNJVL-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mungojnë rreth 40 inspektorë për çdo komunë që të mund të veprojë siç duhet, thotë kryetari i BNJVL-së
Maqedoni

Mungojnë rreth 40 inspektorë për çdo komunë që të mund të veprojë siç duhet, thotë kryetari i BNJVL-së

admin
Last updated: 27/03/2025 14:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Për të përmbushur kushtet minimale që secila komunë të mund të veprojë siç duhet, është e nevojshme që të punësohen edhe rreth 40 inspektorë të tjerë nëpër komuna, deklaroi sot kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski. Kontrollet, theksoi Georgievski, duhet të bëhen kudo dhe këtu të gjitha komunat do të ndihmojnë njëra-tjetrën dhe në periudhën e ardhshme, siç tha, do të bëjnë të gjitha përpjekjet që në secilën komunë të punësohet një inspektor përkatës.

Kjo situatë nuk është e re, tha Georgievski, duke theksuar se komunat edhe më herët kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën sa i përket shërbimeve inspektuese.

“Unë kur u bëra kryetar komune praktikisht nuk kishte asnjë inspektorë, as inspektorë ndërtimi, e as për banim. Në komunën tonë nuk ka funksionuar asnjë lloj inspektimi, qoftë për arsye objektive apo subjektive nuk do të hyj, por bashkëpunimin e parë ndërkomunal e kam krijuar me komunën e Gjorçe Petrovit dhe tani jemi komunë që ndihmon me inspektime në komunat tjera”, tha Georgievski.

Lidhur me kontrollet e objekteve të banimit, Georgievski tha se objektet e vjetra më së shpeshti kanë probleme me rrjetin hidrant, por asgjë nuk zgjidhet brenda natës dhe duhet të fillojmë prej diku.

“Më shpesh nuk kanë pajisje të mjaftueshme, përkatësisht nuk kanë zorrë në hidrantë. Shërbimet tona, në bashkëpunim me DMSH janë udhëzuar që të marrin masa shumë shpejt. Ne do të japim hapësirë ​​për të korrigjuar të gjitha gabimet e së shkuarës, përpara se të kalojmë te ndëshkimi. Gjëja më e lehtë është shqiptimi i dënimit, është më e vështirë të ndryshohet sistemi dhe të vendoset një sistem që qytetarët e kanë merituar për më shumë se tridhjetë vjet”, tha Georgievski.

Secila komunë, sipas Georgievskit, do të duhet të dorëzojë procesverbal për kontrollet e bëra në BNJVL dhe më pas ato do të vihen në dispozicion të opinionit.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm
Next Article Zbulohet gjendja aktuale e Schumacher: Gazetari i afërt me familjen zbulon detaje zemërthyese, kjo nuk dihej deri më tani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?