By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Murtezan në Bruksel takoi raportuesin për RMV-në në PE: Ndryshimet kushtetuese domosdoshmëri për rrugën evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Murtezan në Bruksel takoi raportuesin për RMV-në në PE: Ndryshimet kushtetuese domosdoshmëri për rrugën evropiane
Maqedoni

Murtezan në Bruksel takoi raportuesin për RMV-në në PE: Ndryshimet kushtetuese domosdoshmëri për rrugën evropiane

admin
Last updated: 12/05/2025 11:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 maj – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Bruksel u takua me euro-deputetin dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Tomas Vajc, që pason pas dialogut konstruktiv dhe të hapur të vendosur gjatë takimit të tyre të fundit në Shkup, i cili nga ana tjetër vendosi themelet për bashkëpunim të mëtejshëm parlamentar dhe koordinim politik në mbështetje të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Bisedimet theksuan aspekte kyçe të procesit të aderimit, duke përfshirë zbatimin e Agjendës reformuese, ndryshimet kushtetuese, rrjedhën e përgatitjeve për hapjen e klastereve të kornizës negociuese, si dhe rëndësinë e konsensusit ndërinstitucional dhe ndërpartiak për menaxhim të suksesshëm me prioritetet reformuese. Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen konstruktive nga Parlamenti Evropian dhe theksoi rëndësinë e rolit konstruktiv të euro-deputetëve, në veçanti të raportuesve, në ruajtjen e besueshmërisë së politikës së zgjerimit, si instrument kyç për evropianizimin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e MÇE-së.

Në kontekstin e sfidave aktuale politike dhe rajonale, Murtezani theksoi gatishmërinë e Qeverisë për intensifikimin me procesin e reformave, si dhe për mbajtjen e dialogut të hapur dhe gjithëpërfshirës në vend, me qëllim të ndërtimit të mbështetjes më të gjerë të realizimit të qëllimit strategjik – anëtarësimin të plotë në Bashkimin Evropian. U potencua se procesi i ndryshimeve kushtetuese, edhe pse kompleks, mbetet hap i domosdoshëm në rrugën evropiane, i cili kërkon qasje të përgjegjshme dhe unifikim rreth vizionit të përbashkët për të ardhmen evropiane.

Euro-deputeti Vajc riafirmoi përkushtimin e tij personal dhe institucional për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj evropiane dhe përshëndeti rolin konstruktiv të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunimin rajonal dhe përfshirjen e saj aktive në nismat evropiane, duke theksuar rëndësinë e saj si partner i qëndrueshëm i Bashkimit Evropian. Bashkëbiseduesit riafirmuan gatishmërinë e tyre të ndërsjellë për vazhdimin e komunikimit intensiv edhe për aktivitetet e koordinuara që do të kontribuojnë për progresin e mëtejshëm në procesin e aderimit, në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë, besimit dhe solidaritetit evropian.

Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.

Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vjosa Osmani, liderja e parë shtetërore e Kosovës që ftohet nga Këshilli Federal i Zvicrës
Next Article Nga mesnata ulen çmimet e naftës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?