By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Murtezani dhe rektori i IBU-së, prof. dr. Sunar, nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim në kontekst të integrimeve evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Murtezani dhe rektori i IBU-së, prof. dr. Sunar, nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim në kontekst të integrimeve evropiane
Maqedoni

Murtezani dhe rektori i IBU-së, prof. dr. Sunar, nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim në kontekst të integrimeve evropiane

admin
Last updated: 25/06/2025 13:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 qershor – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot realizoi takim me rektorin e Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit, prof. dr. Lutfi Sunar, gjatë të cilit u nënshkrua Memorandum për mirëkuptim me qëllim të përforcimit institucional të bashkëpunimit në kontekst të proceseve integruese evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në takimin me profesorët e këtij Universiteti, ministri Murtezani theksoi se ky lloj partneriteti institucional është me rëndësi thelbësore për zbatimin e suksesshëm të agjendës reformuese evropiane, duke mundësuar integrimin e njohurive akademike në politikat publike dhe duke krijuar bazë të fortë për implementimin efikas të standardeve dhe vlerave evropiane në shoqërinë tonë.
Me këtë Memorandum, Ministria për Çështje Evropiane dhe Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit vendosin kornizë të qartë dhe afatgjate për bashkëpunim në fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në veprimtarinë akademike, arsimore dhe hulumtuese lidhur me eurointegrimet.
Dokumenti parasheh zhvillimin e iniciativave të përbashkëta të cilat do të sigurojnë mbështetje për ndërtimin e kapaciteteve të nëpunësve shtetërorë dhe studentëve, si dhe organizimin e përbashkët të seminareve, konferencave dhe punëtorive dedikuar temave kyçe evropiane, shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave më të mira në fushat e procesit të aderimit, analizë të politikave publike dhe harmonizimit juridik me BE-në. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe projekteve të përbashkëta hulumtuese, përgatitjes së studimeve dhe botimeve, si dhe zhvillimit të programeve akademike të specializuara në kuadër të studimeve evropiane dhe të drejtës evropiane.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Katër debate që çiftet e palumtura i kanë gjatë gjithë kohës, sipas një studimi
Next Article Arrestohet për sulm ndaj zyrtarëve policorë 54 vjeçari nga Tetova

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?