By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Musk kundërshton projektin 500 miliardë dollarësh me Al të Trumpit: Ata në fakt nuk kanë para
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Musk kundërshton projektin 500 miliardë dollarësh me Al të Trumpit: Ata në fakt nuk kanë para
Teknologji

Musk kundërshton projektin 500 miliardë dollarësh me Al të Trumpit: Ata në fakt nuk kanë para

admin
Last updated: 23/01/2025 10:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Menjëherë pasi presidenti i ri amerikan, Donald Trump njoftoi një investim të ri masiv në infrastrukturën e AI nga Shtëpia e Bardhë, Elon Musk u përpoq “ta shkatërronte” atë.

“Ata në fakt nuk kanë para”, shkroi Musk në X.

Trump tha se investimi do të krijojë një kompani të re, të quajtur Stargate, për të rritur infrastrukturën e Al në SHBA.

Bëhet e ditur se drejtuesit e SoftBank, OpenAI dhe Oracle qëndruan përkrah Trumpit gjatë njoftimit.

Kompanitë e tyre përkatëse do të investojnë 100 miliardë dollarë në total për fillimin e projektit, me plane për të investuar deri në 500 miliardë dollarë në Stargate në vitet e ardhshme.

Si shenjë se sa i përfshirë është Musk në ditët e para të administratës, Musk tha se ai ishte në Zyrën Ovale të martën ndërsa Trump nënshkroi një falje për Ross William Ulbricht, themeluesin e SilkRoad.

Musk kishte dërguar gjithashtu një personel të lartë nga kompanitë e tij SpaceX dhe X për të ndihmuar në sigurimin e lirimit të protestuesve të dënuar të 6 janarit pasi Trump nënshkroi një falje të plotë.

Por ndoshta nuk duhet të jetë befasi që miliarderi po e kundërshton këtë nismë, shkruan CNN.

Musk është në një proces gjyqësor në vazhdim me OpenAI dhe CEO e saj Sam Altman, i cili ishte në Shtëpinë e Bardhë për njoftimin.

Musk, i cili ka thënë se “nuk i beson” Altman, pretendon në padi se ChatGPT ka braktisur misionin  origjinal jofitimprurës duke rezervuar disa nga teknologjitë më të avancuara për klientët privatë.

- Advertisement -
Ad imageAd image
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt hodhi poshtë komentet e Musk, duke thënë në një intervistë për Fox News se, “populli amerikan duhet të marrë fjalët e presidentit Trump dhe atyre CEO-ve”.

“Presidenti Trump është shumë i emocionuar për këtë njoftim në fushën e Al, e cila padyshim po rritet, dhe diçka nga e cila SHBA-ja duhet të kapitalizojë, sepse kundërshtarët tanë, si Kina, janë shumë të avancuar në këtë fushë”, tha Leavitt.

“Pra, populli amerikan duhet të marrë fjalët e presidentit Trump dhe atyre CEO-ve – këto investime po vijnë në vendin tonë të madh dhe punët amerikane po vijnë së bashku me to”, shtoi ajo.

Altman iu përgjigj drejtpërdrejt pretendimit të Musk në X, duke shkruar: “Gabim, siç e dini me siguri. Unë e kuptoj se ajo që është e mrekullueshme për vendin nuk është gjithmonë ajo që është optimale për kompanitë tuaja, por në rolin tuaj të ri shpresoj se ju do të vini më së shumti Amerikën të parën”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Epoka e influencerëve drejt fundit? Inteligjenca artificiale po i zëvendëson njerëzit në rrjete sociale?

Amazon po shpreson që robotët e saj të…

Amazoni hap thesarin në Belgjikë, investon një miliard euro

Facebook përditëson algoritmin për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi videot që shohin

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zyrtare: Omar Marmoush, lojtar i ri i Man Cityt
Next Article Tre veturat më të shitura në Evropë në 2024

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?