By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mustafa Dauti: Doganat po bëhen shtyllë e transparencës dhe luftës kundër krimit të organizuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mustafa Dauti: Doganat po bëhen shtyllë e transparencës dhe luftës kundër krimit të organizuar
Maqedoni

Mustafa Dauti: Doganat po bëhen shtyllë e transparencës dhe luftës kundër krimit të organizuar

admin
Last updated: 14/07/2025 15:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Në një vit pune intensive, Drejtoria e Doganave ka shënuar rezultate të rëndësishme në rritjen e të ardhurave shtetërore, forcimin e kontrollit kufitar dhe zbatimin e reformave strategjike për integrim në BE.

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, theksoi rëndësinë e këtij progresi në deklaratën e tij gjatë prezantimit vjetor:

“Dogana po shndërrohet në një institucion modern dhe funksional, që jo vetëm mbledh të ardhura për shtetin, por garanton edhe sigurinë ekonomike dhe ligjore në kufi. Brenda një viti kemi vendosur themele të forta për një rritje të përshpejtuar ekonomike dhe integrim të shpejtë europian.”

Drejtoria arkëtoi 2 miliardë euro, ose 105 milionë më shumë se një vit më parë, ndërsa përmes sektorit të hetimeve janë ngritur 181 kallëzime penale për krime ekonomike dhe kontrabandë.

“Kemi ndërtuar partneritete të reja me institucionet hetimore dhe gjyqësore, sepse lufta kundër krimit të organizuar është përgjegjësi kombëtare,” – shtoi Dauti

Ai theksoi edhe rolin e Ligjit të ri Doganor, i cili tashmë është hartuar dhe do të sjellë një sistem më efikas, digjital dhe të përshtatur me standardet e BE-së.

“Projekti prej 24.4 milionë euro që po zbatohet do të përshpejtojë integrimin e doganës sonë në tregun e përbashkët evropian. Ky nuk është vetëm një projekt teknik, por një garanci për transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm,” – theksoi Dauti.

Në përmbyllje të ngjarjes, Drejtoria i dorëzoi Plaketë me çmim nderi kryeministrit Hristijan Mickoski, si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme institucionale.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Filipçe: Maqedonia nuk duhet të mbetet viktimë e operacioneve të huaja destabilizuese
Next Article Iseni viziton SPB të Velesit: Siguri më e madhe për të gjithë qytetarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?