By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nagavci për vizitën e Krasniqit: Vendimet politike ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Nagavci për vizitën e Krasniqit: Vendimet politike ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve
Kosovë

Nagavci për vizitën e Krasniqit: Vendimet politike ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve

admin
Last updated: 28/11/2026 13:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 nëntor, Argument – Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se vizita e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, te bashkëshortja e tij, gjendja shëndetësore e së cilës është e rënduar, rikujton pasojat njerëzore të proceseve gjyqësore dhe ndarjen e familjeve për vite me radhë, raporton Ekonomia Online.

Në seancën e Kuvendit, Nagavci tha se takimi familjar i Krasniqit, pas gjashtë vjetësh në Hagë, u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me kohë të kufizuar nga Gjykata Speciale.

“Pas 6 vjetësh në Hagë, ai u kthye për të takuar bashkëshorten e tij, gjendja shëndetësore, e së cilës është e rënduar. Ky takim familjar u zhvillua në masat e rrepta sigurie, nën mbikëqyrje dhe me kohë të kufizuar nga gjykata speciale. Ato pamje, përveç të tjerash, na kujtuan se pas çdo procesi gjyqësor ka njerëz, ka familje që presin, që shtyjnë ditët pa të dashurit e tyre dhe që përballen çdo ditë me mungesën e tyre. Ka vite që nuk kthehen dhe momente familjare që nuk mund të rikuperohen”, tha ajo.

Nagavci theksoi se vendimet politike kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe në historinë e vendit, duke përmendur kontributin e Krasniqit në periudha të ndryshme të historisë së Kosovës.

“Por ato pamje duhet të na kujtojnë edhe diçka tjetër: vendimet politike nuk mbetën në dokumente. Në procesverbale apo në tabelat e votimit, ato dalin nga kjo sallë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve, në të kaluarën dhe në të ardhmen e vendit, në historinë e kombit. Jakup Krasniqi, siç është një nga figurat e rëndësishme të historisë politike të Kosovës, ai ishte pjesë e rezistencës kundër regjimit serb, përjetoi burgjet e tij dhe gjatë luftës shërbeu si zëdhënës i ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Pas çlirimit, vazhdoi angazhimin në ndërtimin e institucioneve të vendit, duke shërbyer si deputet dhe kryetar i këtij Kuvendi. Ky është rrugëtimi i një njeriu që ka qenë pjesë e periudhave vendimtare të historisë sonë”, tha ajo.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hailey Bieber feston para kohe 30-vjetorin, shfaqet në New York me Justin-in
Next Article Mucunski: Zgjerimi i BE-së është bashkim gjeopolitik i Evropës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?