Naomi Campbell është përjashtuar nga Met Gala 2024 pas një përplasjeje me kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour.
Supermodelja 54-vjeçare, e cila ka marrë pjesë 21 herë në natën më të madhe të modës, dyshohet se u përjashtua pas një incidenti me Annën në shtatorin e kaluar, gjatë një eventi të industrisë.
Gjatë ceremonisë së “Harlem’s Fashion Row” në Javën e Modës në New York, vonesa e Naomit shkaktoi probleme, shkruan DailyMail.
Anna, e cila njihet për përpikmërinë e saj, i tha audiencës: “Unë jam një person shumë i saktë dhe kam nderin t’ia prezantoj sonte dikujt që shpesh vonohet”.
Naomi, e veshur me një fustan të zi dhe me një fashë në gju, mbërriti vonë – aq sa Anna u largua nga ngjarja. Çmimi iu dorëzua nga kryeredaktorja e Harper’s Bazaar, Samira Nasr.
Në skenë, Naomi befasoi turmën me një deklaratë që thuhet se shkaktoi grindjen: “Nuk ishte zgjedhja ime të kisha zonjën tjetër, do të preferoja shumë më tepër këtë”.
Pas këtij episodi, burime për The Sun thanë: “Naomi qëlloi veten me atë koment. Nuk e kritikon mbretëreshën e modës dhe prapë pret të ecë në tapetin e saj të kuq… Nëse Anna do që të largohesh, je larguar”.
Megjithëse nuk është në listën e të ftuarve të këtij viti, Naomi së fundmi ka deklaruar në një video në YouTube: “Është e fundit për mua. Nuk mundem… Jam shumë e vjetër. Ankthi është shumë për mua. Nuk e di se çfarë numri është ky, mendoj se mund të jetë ose 20 ose 21. A mund ta imagjinoni?”
Ndërkohë, ajo po shijon pushime në Maldive me dy fëmijët e saj. Supermodelja ndau fotografi të rralla nga resorti luksoz One&Only Reethi Rah, ku shfaqet me bikini në një varkë, duke përqafuar vajzën e saj trevjeçare dhe më pas bashkohet nga djali 22 muajsh për një mbrëmje familjare.