By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: NATO dhe BE me patrullime në Baltik për shkak të shqetësimeve të sigurisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > NATO dhe BE me patrullime në Baltik për shkak të shqetësimeve të sigurisë
Bota

NATO dhe BE me patrullime në Baltik për shkak të shqetësimeve të sigurisë

admin
Last updated: 14/01/2025 21:35
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

NATO po nis një mision të ri për të mbrojtur kabllot nënujore në rajonin e Detit Baltik pas një sërë incidentesh që kanë rritur frikën për sabotazh dhe spiunazh nga Rusia, në këtë rajon strategjik, tha të martën kreu i Aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se misioni i koduar “Roja e Baltikut” do të përfshijë fregata, avionë patrullimi dhe një flotë dronësh detarë për të ofruar “mbikëqyrje të zgjeruar”.

“Në të gjithë aleancën, kemi parë elementë të një fushate për të destabilizuar shoqëritë tona përmes sulmeve kibernetike, tentativave për vrasje dhe sabotimeve, duke përfshirë sabotimin e mundshëm të kabllove nënujore në Detin Baltik”, u tha zoti Rutte gazetarëve në mbyllje të një takimi në Helsinki me udhëheqësit e vendeve të baltike.

Ndërsa njoftoi këtë mision të ri, shefi i NATO-s vuri në dukje se më shumë se 95 për qind e trafikut të internetit sigurohet nëpërmjet kabllove nënujore dhe 1.3 milionë kilometra kabllo garantojnë transaksione financiare në një vlerë prej 10 trilion dollarësh çdo ditë.

Pikërisht ndërsa zoti Rutte po takohej në Helsinki me udhëheqësit e vendeve baltike, në televizionin shtetëror polak TVP World u raportua se një anije që i përkiste “flotës hije” të Rusisë ishte parë duke lundruar përreth një tubacioni gazi natyror që shkon nga Norvegjia në Poloni.

Termi “flota hije” e Rusisë është një reference për qindra anije cisternë të vjetruara që përdoren vazhdimisht për t’iu shmangur sanksioneve perëndimore ndaj eksporteve të naftës ruse. Shpesh është e paqartë se kush i ka në pronësi këto anije dhe çfarë praktikash sigurie kanë ato.

Kryeministri polak Donald Tusk, duke folur në një konferencë më vonë në Helsinki, tha se nuk kishte marrë ende një raport për këtë çështje, por do ta informonte opinionin publik sapo të mësonte më shumë.

Zoti Rutte tha se kundërshtarët e NATO-s duhet ta dinë se aleanca nuk do të lejojë që të kryhen sulme ndaj infrastrukturës së saj kritike, duke nënvizuar se “do të bëjmë gjithçka për t’u siguruar që të kundërpërgjigjemi, se jemi në gjendje të shohim se çfarë po ndodh dhe të marrim hapat e nevojshme që kjo të mos përsëritet”.

Në takim morën pjesë udhëheqës të Finlandës, Gjermanisë, Polonisë, Danimarkës, Suedisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë.

Përmes një deklarate, aleatët e Detit Baltik paralajmëruan se “ne kemi të drejtë, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, që të ndërrmarrim veprime kundër çdo anijeje të dyshuar që shmang sanksionet dhe kërcënon sigurinë, infrastrukturën dhe mjedisin tonë”.

Ata thanë se “përdorimi nga ana e Rusisë i të ashtuquajturës flotë hije paraqet kërcënim për sigurinë detare dhe mjedisore”. Po ashtu, theksuan ata, përtej kërcënimit të infrastrukturës nënujore, “kjo praktikë e dënueshme” gjithashtu “mbështet në mënyrë të konsiderueshme financimin e sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës”.

Për t’iu përgjigjur kësaj situate, udhëheqësit u zotuan të “zbatojnë zgjidhje krijuese, zhvillimin e teknologjive të reja për mbikëqyrjen, gjurmimin e anijeve të dyshimta dhe mbikqyrjen nënujore”.

Ata gjithashtu u zotuan të shqyrtojnë forma të reja ligjore për t’u përballur me këtë sfidë si dhe për të rritur shkëmbimin e informacionit. Aleatët thanë se përpjekja e tyre do të “përfshijë partneritete të zgjeruara me sektorin privat, në veçanti operatorët e infrastrukturës dhe kompanitë e teknologjisë së fundit”.

Një sërë incidentesh kanë shtuar shqetësimet për sigurinë.

Në 26 dhjetor autoritetet finlandeze ndaluan një anije të lidhur me Rusinë me emrin ‘Eagle S’, ndërsa zhvilluan hetime nëse ajo kishte dëmtuar një kabllo elektriku në Detin Baltik dhe disa kabllo interneti.

Kancelari Olaf Scholz tha për gazetarët në Helsinki se Gjermania do të marrë pjesë në misionin “Roja e Baltikut”.

Edhe Suedia njoftoi të dielën se planifikon të kontribuojë me deri në tre anije luftarake për të rritur praninë e aleancës në Detin Baltik, ndërsa përpiqet të mbrohet nga sabotimi i infrastrukturës nënujore.

I pyetur për më shumë hollësi mbi këtë operacion të ri, shefi i NATO-s Rutte nuk pranoi të jepte të dhëna mbi numrin e anijeve, duke thënë se shifra mund të ndryshojë nga java në javë .

“Do të përdorim të gjithë gamën e mundësive që kemi si aleancë”, tha zoti Rutte./VoA

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zjarr në Poliklinikën e Çairit, nuk ka të lënduar
Next Article Tërmet në Shqipëri, epiqendra në qarkun e Elbasanit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?