By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: NATO përgatit planet ushtarake për t’u mbrojtur kundër Rusisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > NATO përgatit planet ushtarake për t’u mbrojtur kundër Rusisë
BotaNATO

NATO përgatit planet ushtarake për t’u mbrojtur kundër Rusisë

admin
Last updated: 04/07/2023 08:02
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

BRUKSEL (AP) – Forcat e armatosura të Rusisë janë të dëmtuara, por aspak të shkatërruara në luftën në Ukrainë, tha të hënën një oficer i lartë ushtarak i NATO-s, teksa paraqiti rishikimin më të madh të planeve ushtarake të organizatës që nga Lufta e Ftohtë, nëse Moska guxon të zgjerojë konfliktin.

“Ata mund të mos jenë të paprekur, por sigurisht nuk janë në gjendje të rëndë,” u tha gazetarëve Kryetari i Komisionit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer. “Pra, ne kurrë nuk duhet të nënvlerësojmë rusët dhe aftësinë e tyre për t’u riorganizuar”.

Presidenti Joe Biden dhe homologët e tij të NATO-s kanë vendosur të miratojnë një ndryshim të madh të sistemit të planifikimit të aleancës në takimin e nivelit të lartë në kryeqytetin lituanez, Vilnius javën e ardhshme.

NATO-ja, si organizatë, nuk i ofron armë apo municione Ukrainës duke kërkuar të shmangë hyrjen në një luftë direkte me Rusinë, një vend i pajisur me armë bërthamore. Në të njëjtën kohë, ajo po forcon masivisht sigurinë e vendeve anëtare pranë Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Rreth 40,000 trupa janë në gatishmëri nga Estonia në veri, deri në Rumani, në Detin e Zi. Rreth 100 avionë ngrihen në qiell në atë territor çdo ditë dhe 27 anije luftarake janë duke operuar në Detin Baltik dhe Mesdhe. Këto shifra pritet të rriten.

Sipas planeve të saj të reja, aleanca e NATO-s synon të ketë deri në 300,000 trupa gati për të lëvizur në krahun e saj lindor brenda 30 ditëve.

Admirali Bauer tha se planifikimi i ri i NATO-s bazohet në fuqinë e ushtrisë ruse përpara se Presidenti Vladimir Putin të niste luftën kundër Ukrainës pothuajse 17 muaj më parë. Ai tha se lufta ka varfëruar ushtrinë ruse, por jo forcat e saj detare, apo ajrore.

Nga forcat tokësore të Rusisë, rreth “94% janë të angazhuar në luftën në Ukrainë,” tha admiral Bauer.

“Ajo që ne shohim në përgjithësi është se rusët janë të kujdesshëm rreth NATO-s. Ata nuk po kërkojnë një konflikt me NATO-n. Mendoj se kjo është një shenjë se janë shumë, shumë të ngarkuar,” tha ai. 

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Nga pikëpamja e forcave tokësore, nuk mendoj se kanë shumë forca në dispozicion për t’i bërë diçka dikujt tjetër. Por ne jemi të bindur se rusët do të riorganizohen”, tha ai. “Ne do të vazhdojmë t’i shikojmë si një kërcënim serioz, në det dhe në ajër, veçanërisht, në hapësirë ata janë ende shumë, shumë, të aftë. Dhe sigurisht në fushën bërthamore”.

31 vendet anëtare të NATO-s morën pjesë në një “konferencë shqyrtimit të forcave” javën e kaluar në një përpjekje për të kuptuar se sa trupa dhe sa pajisje ka aleanca në dispozicion, për t’iu përgjigjur çdo sulmi rus, si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë.

Ekspertët dhe disa diplomatë të NATO-s, kanë shprehur dyshime për gatishmërinë e vendeve anëtare për të vënë në gatishmëri një total prej 300,000 trupash.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Për sa i përket aftësisë së NATO-s për të ekzekutuar planet, nëse ato nevojiten në të ardhmen, admirali Bauer përshëndeti angazhimin e pritshëm në Vilnius nga presidenti Biden dhe udhëheqësit e tjerë, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, të cilat duhet të ndihmojnë në sigurimin e komandantëve me pajisjet që u nevojiten.

Në vitin 2014 vendet e NATO-s ranë dakort, që deri në vitin 2024, çdo vend të shpenzonte 2 për qind të Prodhumit të Përgjithshëm të Brendshëm për ushtrinë. Në takimin e javës së ardhshme, pritet që udhëheqësit ta caktojnë 2 përqindëshin si kufirin minimal dhe jo si buxhetin maksimal që duhet synuar./VOA

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Diplomatët: Vendet anëtare të NATO-s do t’i kërkojnë Stoltenbergut të qëndrojë në krye të Aleancës edhe për një vit
Next Article  Ballkani Perëndimor kërkon vëmendje të vazhdueshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?