By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndahet nga jeta analisti dhe publicisti, Agim Jonuz
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ndahet nga jeta analisti dhe publicisti, Agim Jonuz
MaqedoniTOP LAJM

Ndahet nga jeta analisti dhe publicisti, Agim Jonuz

admin
Last updated: 25/10/2025 19:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 tetor – Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi, Agim Jonuz, një nga zërat më të veçantë të jetës publike në Maqedoninë e Veriut, i njohur për analizat e tij politike, debatet publike dhe qëndrimet e drejtpërdrejta për zhvillimet në vend dhe rajon, shkruan gazeta KOHA.

Agim Jonuz ishte figurë e njohur për publikun e gjerë si analist politik, publicist dhe ish-zëdhënës qeverie, i cili shpesh është angazhuar në çështje që lidhen me identitetin, marrëdhëniet ndëretnike dhe proceset integruese të vendit.

Në komentet dhe intervistat e tij, Jonuz ka qenë kritik ndaj politikave përjashtuese dhe ka bërë thirrje për bashkëjetesë, respekt të ndërsjellë dhe një shtet të barabartë për të gjithë qytetarët.

Agim Jonuz lindi dhe u rrit në Shkup, ku e zhvilloi edhe pjesën më të madhe të jetës profesionale. Ai ka qenë për shumë vite i angazhuar në sektorin publik dhe privat, ndërsa ka ushtruar detyrën e zëdhënësit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në periudha të ndryshme, ku është vlerësuar për qasjen profesionale dhe komunikimin e qartë me opinionin publik.

Në sferën e biznesit, ai ishte drejtor ekzekutiv i kompanisë “VIA Group Defence”, me veprimtari në Shkup, Ankara dhe Lindjen e Mesme, ndërsa njëkohësisht ishte këshilltar dhe konsulent në fusha të ndryshme ekonomike dhe të sigurisë.

Si analist politik, Jonuz ishte i pranishëm në shumë debatet televizive dhe forume publike, ku komentonte zhvillimet politike në vend, marrëdhëniet mes komuniteteve etnike dhe rrugën euro-integruese të Maqedonisë së Veriut.

Ai njihej për stilin e tij të drejtpërdrejtë, shpesh provokues, por gjithmonë i motivuar nga dëshira për përmirësim shoqëror dhe institucional.
Në një nga deklaratat e tij të njohura, Jonuz kishte thënë se “jam shqiptar nga Maqedonia, dhe kjo është pasuri, jo ndarje”, duke theksuar rëndësinë e identitetit të dyfishtë dhe tolerancës në një shoqëri multietnike.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mexhiti: Çdo lagje e Çairit po merr pamje të re, Dizhoni tashmë me infrastrukturë moderne
Next Article Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?