Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një shtetase të Hungarisë për falsifikim të dokumenteve.
Në raportin policor bëhet e ditur se ndalimi i saj është bërë në Merdar.
“SPK Merdar/ 29.07.2025 – 21:45. Raportohet se është ndaluar e dyshuara femër shtetase e Hungarisë, pasi që tek e njëjta gjatë kontrollit janë gjetur dy dokumente, letërnjoftim dhe patentë shofer serb me emër të një mashkulli serb”, thuhet në njoftim.
Në konsultim me prokurorin, dokumentet e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.