By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndërpritet ndërtimi i ujësjellësit, banorët e Pallçishtit protestojnë para komunës së Bogovinës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ndërpritet ndërtimi i ujësjellësit, banorët e Pallçishtit protestojnë para komunës së Bogovinës
Maqedoni

Ndërpritet ndërtimi i ujësjellësit, banorët e Pallçishtit protestojnë para komunës së Bogovinës

admin
Last updated: 16/08/2024 18:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bogovinë, 16 gusht – Ndërprerja e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Pallçisht të Tetovës ka revoltuar banorët e këtij fshati, të cilët, u ngritën në protesta para komunës së Bogovinës. Nga kreu i Komunës kërkuan sqarim përse janë ndërprerë punimet dhe do a do të mbetet fshati edhe një vit pa ujë për pije.

“Kur patëm protesta deklaratat i keni edhe ju në media ku na thonë se në shtator përfundon, ne pritëm edhe një vit pas. Tash përmendin kushtet klimatike. Nëse këto kushte klimatike nuk janë për të punuar se di atëherë. Për çfarë arsye nuk punon firma atje, apo presin të vjen dimri dhe të thonë sërish nuk ka kushte të vazhdohet puna”, tha Vullnet Akiki, kryetar i Bashkësisë Lokale.

Nga ana tjetër, kreu i komunës së Bogovinës Besnik Emshiu u arsyetua se komuna nuk ka asnjë kompetencë mbi këtë projekt.

“Ministria e Transportit realizon projektin. Ne bëjmë vetëm dokumentacionin ata realizojnë. Financon Banka Botërore dhe mbikëqyrësi është nga Banka Botërore, pra, ata kanë caktuar mbikëqyrësin, kanë hapur tenderin dhe bëjnë mbikëqyrjen nga komuna nuk kemi ingerenca të tjera”, tha Besnik Emshiu, kryetar i komunës së Bogovinës.

Ndryshe, qindra shtëpi të fshatit Pallçisht të komunës së Bogovinës, për dekada të tëra janë pa ujë për pije. Uji që kohë pas kohe rrjedh nëpër çezmat e tyre nuk është i pijshëm. Banorët thonë se ujin e pijes e blejnë, ndërsa ata që nuk kanë mundësi ta blejnë, e mbushin nëpër çezmat e fshatrave për rreth.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Reagon Noizy pas lirimit nga paraburgimi: Unë besoj në drejtësi
Next Article Për një muaj janë dhënë 185 leje për ndërtimin e objekteve në vlerë mbi 53 milionë euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?