By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndërrmarrja e Pyjeve është lënë në gjendje kaos – Trajanov: Keqpërdorimet më të mëdha janë bërë me punëtorët sezonal
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ndërrmarrja e Pyjeve është lënë në gjendje kaos – Trajanov: Keqpërdorimet më të mëdha janë bërë me punëtorët sezonal
MaqedoniTOP LAJM

Ndërrmarrja e Pyjeve është lënë në gjendje kaos – Trajanov: Keqpërdorimet më të mëdha janë bërë me punëtorët sezonal

admin
Last updated: 22/08/2024 21:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 gusht – Gjetëm kaos, anarki dhe shumë gjëra të lëna pas dore. Në letër kemi prerës dhe transportues druri, por në fakt asnjë prej tyre nuk pret apo transporton dru.

Nga njëra anë nuk kemi prodhim, nga ana tjetër rritje të pagave, thotë për Alsat drejtori i Pyjeve Kombëtare, Zdravko Trajanov, duke folur për problemet që ka trashëguar në kompani, dhe për të cilën ai drejton gishtin drejt krerëve të mëparshëm.

Sipas Trajanovit, disa nga keqpërdorimet në këtë ndërmarrje, të cilat kryeministri Mickoski më parë i denoncoi publikisht, janë bërë përmes skemave të përpunuara kurse një skenar i tillë ka ndodhur edhe para zgjedhjeve kur janë punësuar vetëm administratorë.

“Tradicionalisht, kjo kompani punëson punëtorë sezonal për një periudhë të caktuar kohore për prerje, transport, ngarkim, shkarkim, pra punëtorë që do të ndihmojnë në procesin e prodhimit. Këtë vit në vend që ta bëjnë këtë, këta persona janë lënë anash, nuk merren parasysh që të përfshihen në procesin e punës, por në vend të tyre pranohen vetëm administratorë, besoni ose jo. Dhe është një nga keqpërdorimet për të cilat kam folur edhe më parë publikisht, sepse është e palejueshme që këtë vit ta lini ndërmarrjen pa prodhim nga punëtorët tuaj dhe nga ana tjetër të merrni administratë për të marrë pikë partiake apo vota para zgjedhjeve”, tha Zdravko Trajanov, drejtor i “Pyjeve Kombëtare”.

Të gjitha këto keqpërdorime tashmë janë objekt hetimi nga organet kompetente dhe përveç policisë, parregullsitë në “Pyjet Kombëtare” po hetohen edhe nga institucione të tjera.

“Nuk është vetëm policia, prandaj thirrëm edhe revizionin për të bërë skanim të thellë të situatës në kompani. Këtu na ka ndihmuar shumë edhe Inspektorati Shtetëror i Pyjeve, që gjithmonë dalin me zell në terren në secilin raport tonë, duke konstatuar gjendjen aktuale. Sigurisht, këtu është edhe policia, për sa i përket operacioneve të përditshme, tashmë kemi situata ku ka kamionë pa fletë-dorëzim, ka prerje pa kontroll, kemi shumë fenomene devijuese që thjesht i procedojmë dhe sipas ligjit, do të kërkojmë që të hetohen deri në fund dhe të marrin epilogun e duhur gjyqësor”, u shpreh Zdravko Trajanov, drejtor i “Pyjeve Kombëtare”.

Për 2.000 punëtorë të “Pyjeve Kombëtare”, janë pranuar fonde përmes rishikimit të buxhetit për pagesën e pagave të mbetura për katër muajt e fundit, dhe siç tha kryeministri Mickoski, organet kompetente në terren po hetojnë se pse kompania është sjellë në këtë gjendje përkatësisht ai njoftoi se po mblidhen prova për keqpërdorime nga qeveria e mëparshme.

Mickoski po ashtu tha se këtë vjeshtë pret epilog institucional, gjegjësisht të gjithë ata që e kanë sjellë kompaninë në kolaps dhe që kanë marrë mjete prej saj, do të përgjigjen para ligjit.

You Might Also Like

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski

Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

Interpelanca për ministrin Pançe Toshkovski sot në seancë plenare të Kuvendit

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Regjistrimi në shkollat e mesme të Tetovës – Interesim i madh për mjekësinë, i ulët për drejtimet teknike
Next Article Një e treta e popullsisë jeton në kryeqytet – Petrov: Qytetarët, peng i paaftësisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski
Maqedoni
Bill Gates thotë se nuk ka qenë dëshmitar i krimeve, por mund të ketë qenë në prani të viktimave të Epstein
Bota
Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem
Maqedoni
Dy javë spektakël në Botërorin 2026: Golat, ndeshjet dhe momentet që na lanë pa fjalë
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?