By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndryshime ligjore për ndalesë për përdorimin e mjeteve piroreknike në hapësira të mbyllura
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ndryshime ligjore për ndalesë për përdorimin e mjeteve piroreknike në hapësira të mbyllura
Maqedoni

Ndryshime ligjore për ndalesë për përdorimin e mjeteve piroreknike në hapësira të mbyllura

admin
Last updated: 01/04/2025 08:31
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 prill – Ndalesa për përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirë të mbyllur dhe rritje e gjobave për persona fizikë dhe juridikë propozohet në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike i cili është në rend dite në mbledhjen e sotme të 42-të të Kuvendit.

Zgjidhja ligjore propozohet nga disa deputetë të VMRO-DPMNE-së pas tragjedisë në Koçan në të cilën më 16 mars në zjarrin në diskotekën “Puls” jetën e humbën 59 persona ndërsa ishin lënduar më shumë se 190.

Në sqarimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit, i cili propozohet të miratohet me procedurë të shkurtër, deputetët bëjnë të ditur se qëllimi është që të bëhet ndryshim në Ligjin për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike si rezultat i tragjedisë në klubin e natës në Koçan që shkaktoi pasoja serioze për jetën e një numri të madh të qytetarëve. Duke i pasur parasysh angazhimet e të gjitha strukturave relevante në shtet për parandalim të mëtutjeshëm të rreziqeve nga keqpërdorimi i paautorizuar i materieve shpërthyese – mjete piroteknike në hapësira të mbyllura, propozohet ndryshim i rregullores ligjore në drejtim të ndalesës së përdorimit të materieve shpërthyese – mjete piroteknike në hapësirë të mbyllur.

“Konkretisht, ligji i propozuar përcakton se nuk lejohet përdorimi i mjeteve piroteknike të përcaktuara me ligj në objekte dhe hapësira të mbyllura, si dhe parashikon gjoba për kundërvajtje për personat fizikë dhe juridikë që veprojnë në kundërshtim me ndalimin. Duke pasur parasysh se ligji i ri për lëndët shpërthyese për përdorim civil është në proces hartimi nga ministria kompetente, propozimi specifik bën një ndryshim të përkohshëm në Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, në pritje të miratimit të zgjidhjeve të reja ligjore që do të rregullojnë në detaje të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me lëndët shpërthyese për përdorim civil, në të cilat janë përfshirë edhe mjetet piroteknike”, bëhet e ditur në sqarimin e ndryshimeve.

Propozohet rritje e gjobave edhe atë për person fizik i cili do ta shkelë ligjin të jenë në vlerë prej 200 deri 250 euro, përderisa për persona juridikë të jenë prej 500 deri 1.000 euro në kundërvlerë denari – për tregtarë mikro, prej 1.000 deri 2.000 euro në kundërvlerë denari – për tregtarë të vegjël, prej 3.000 deri 6.000 euro në kundërvlerë denari – për tregtarë të mesëm dhe prej 5.000 deri 10.000 euro në kundërvlerë denari – për tregtarë të mëdhenj dhe për personin përgjegjës në personin juridik prej 250 deri 500 euro në kundërvlerë denari.

Deputetët vlerësojnë se me miratimin e zgjidhjeve të propozuara do të mundësohet sanksionimi i kryerësve të cilët përdorin produkte piroteknike në hapësira të llojit të mbyllur dhe do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së qytetarëve, si dhe parandalim nga rreziqet të cilat shkaktohen me përdorimin e mjeteve piroteknike.

Në rend dite të mbledhjes së 42-të të Kuvendit janë propozuar edhe zgjidhje të tjera ligjore.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Seancë e re plenare në Kuvend
Next Article Deklaratë solemne të gjyqtarëve të rinj nga Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publikë para Këshillit gjyqësor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?