By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndryshime në Ligjin për automjetet, stacionet për kontroll teknik do të japin vërtetim për veturë të regjistruar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ndryshime në Ligjin për automjetet, stacionet për kontroll teknik do të japin vërtetim për veturë të regjistruar
Maqedoni

Ndryshime në Ligjin për automjetet, stacionet për kontroll teknik do të japin vërtetim për veturë të regjistruar

admin
Last updated: 14/07/2025 15:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Propozim-ndryshimet e Ligjit për automjete me të cilat pritet të lehtësohet procesi i regjistrimit të automjeteve sot e kaluan filtrin e kuvendit në Komisionin amë për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike.

Kryetari i Komisionit, i cili njëherësh është edhe një nga propozuesit, Bojan Stojanovski sqaroi se ndryshimet janë bërë me qëllim që të thjeshtësohet procesi i regjistrimit të automjeteve. Me ndryshimet u jepet mundësi stacioneve për kontroll teknik të japin vërtetim për veturë të regjistruar, në bazë të kritereve të përcaktuara më qartë, e cila do të identifikohet me vulën e lejes së komunikacionit. Propozohet gjithashtu regjistrim të bëhet në gjithë territorin e shtetit, ndërsa jo si deri më tani në afërsi të vendbanimit.

“Në bisedat me bashkëqytetarët tanë dhe me organizatat e përfshira në këtë ligj, arritëm në përfundimin se procesi i regjistrimit të automjeteve mund të jetë i ndërlikuar, veçanërisht për shkak të numrit të vogël të kryerësve në Ministrinë e Punëve të Brendshme që punojnë në stacionet e kontrollit teknik, që do të thotë se edhe nëse procedura e kontrollit të automjeteve është përfunduar plotësisht, do të duhet të prisni disa ditë për të marrë një vulë në certifikatën e regjistrimit të automjetit, dhe për këtë arsye vendosëm të bëjmë disa risi”, tha Stojanovski.

Për këtë Propozim-ligj, siç informoi Stojanovski, nuk janë parashtruar amendamente në afatin e paraparë.

Në mbledhjen e 33-të të Komisionit kaluan edhe ndryshimet e Ligjit për metrologji në lexim të parë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Iseni viziton SPB të Velesit: Siguri më e madhe për të gjithë qytetarët
Next Article Kjo markë ndërpret prodhimin e veturave përkohësisht – efekti i tarifave të Trumpit?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?