Shkup, 13 maj – Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, si dhe Komisioni ligjvënës-juridik.
Në rend të ditës të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport janë Propozim-ndryshimet e ligjeve për arsim fillor, arsim të mesëm dhe arsim të lartë, të gjitha në lexim të parë.
Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do të debatojë për Propozim-ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjahun dhe gjuetinë dhe për ndryshimet e Ligjit për fitofarmaci, të dyja në lexim të parë.