By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndryshimet klimatike shkaktojnë një varg problemesh në shëndetin tonë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Ndryshimet klimatike shkaktojnë një varg problemesh në shëndetin tonë!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Ndryshimet klimatike shkaktojnë një varg problemesh në shëndetin tonë!

admin
Last updated: 25/05/2024 11:54
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 maj – Përderisa sa shtetet evropiane e bota në tërësi ka filluar të brengoset e shqetësohet shumë më parë për pasojat e ndryshimeve klimatike, Maqedonia e Veriut përballej me “privilegjin” e të qenurit të parët në listën për ajrin e ndotur. Edhe përkundër faktit Maqedonia e Veriut shpesh herë viteve të fundit ka kryesor në listat ku kanë figuruar shtetet për ajrin më të ndotur në botë, gjithë ato premtime duket se kanë qenë vetëm lojë fjalësh, pasi përpos që nuk është ndërmarrë diçka shtesë edhe ai buxhet që ka qenë në Ministrinë e Mjedisit është zvogëluar. E aktualisht, ndryshimet klimatike ndikojnë në shëndetin e njeriut, duke sjellë një fluks më të madh të pacientëve, që prek më shumë fëmijët, shkruan Zhurnal.

Ndryshimet klimatike ndikojnë në rritjen e virozëve –

Ndryshimet klimatike ndikojnë në shëndetin e njeriut, duke sjellë një fluks më të madh të pacientëve, që prek më shumë fëmijët, thotë mjekja, Ajsel Fazliu. Thekson se pacientët më shumë ankohen nga rrugët e sipërme të frymëmarrjes, pastaj me kollitje, dhimbje të fytit, ethe, rritje të temperaturës dhe plogështi.

“Tek pacientët, simptomat mund t’u zgjasin varësisht nga koha që paraqiten prej një deri në dy ditë, ndërsa tek ato që kanë sistem imunitar më të dobët, simptomat mund t’u zgjasin deri në një javë”, theksoi mjekja, Ajsel Fazliu.

Ndryshimet klimatike e dëmtojnë shëndetin e njeriut, sidomos të personave me sëmundje kardiovaksulare, me diabet dhe atyre me imunitet më të dobët. Mjekja Fazliu thotë që personat e sëmurë duhet të izolohen, që të mos përhapet virusi tek të tjerët.

“Duke filluar nga njerëzit e sëmurë, duhet një kohë të izolohen, që mos të bëhet përhapja e virusit apo e sëmundjes në përmasa më të mëdha. Duhet ata që janë të sëmurë të vijnë të vizitojnë mjekët, të mos marrin terapi pa rekomandime mjekësore. Mund të themi edhe vet mjekimi me anë të rehidrimit, marrja e vitaminave, izolimi në kushte shtëpiake dhe çlodhja”, u shpreh mjekja, Ajsel Fazliu.

Mjekët gjithashtu rekomandojnë për kujdes të shtuar në këto ndryshime klimatike, si dhe përdorim të ushqimit të shëndetshëm me minerale dhe vitamina.

Në Maqedoninë e Veriut në vit vdesin mbi 3.800 persona për shkak të ajrit të ndotur –

Në Maqedoninë e Veriut në vit ka 3.828 vdekje për shkak të ndotjes së ajrit, që është 17.7 përqind e vdekshmërisë së përgjithshme në vend, sipas raportit të Mirjana Dimovska, udhëheqëse e departamentit për ujë të sigurt, kanalizimeve mjedisore dhe ekotoksikologjisë shëndetësore pranë Institutit për Shëndet Publik (ISHP).

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas gjetjeve të raportit, vlerësohet se nivelit aktual të ndotjes së ajrit i atribuohen 195 vdekje për shkak të sëmundjes ishemike të zemrës (IHD), që përbën 18.1 për qind të totalit të vdekshmërisë nga IHD në Maqedoni.

“Ndotja e ajrit konsiderohet si kërcënimi më i madh mjedisor në botë për shëndetin e njeriut, me shtatë milionë vdekje në mbarë botën çdo vit. Ndotja e ajrit shkakton dhe përkeqëson një sërë sëmundjesh, duke filluar nga astma te kanceri, sëmundjet e mushkërive dhe sëmundjet e zemrës. Ndotja e ajrit të ambientit dhe grimcat, një nga komponentët kryesorë të ajrit të ndotur, janë klasifikuar si kancerogjene për njerëzit nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime për Kancerin”, thotë doktoresha Dimovska.

Në rajonin evropian, pothuajse çdo individ është i prekur nga ndotja e ajrit, me mbi 90 për qind të qytetarëve të ekspozuar ndaj niveleve vjetore të grimcave të imta të dëmshme.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Njerëzit në Maqedoni, dhe në përgjithësi njerëzit nga Ballkani dhe Evropa Lindore, thithin ajër më toksik të ndotur me grimca të dëmshme sesa fqinjët e tyre në Evropën Perëndimore. Rajoni i Ballkanit është shtëpia e shumë njësive me qymyr dhe linjit, si dhe 7 nga dhjetë termocentralet më ndotëse me qymyr në Evropë. Nëntë në dhjetë njerëz thithin ajër që tejkalon udhëzimet e OBSH-së që përmban nivele të larta të ndotësve, me vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që vuajnë ekspozimin më të madh. OBSH pretendon se 56 për qind e qyteteve në vendet me të ardhura të larta nuk përmbushin udhëzimet për cilësinë e ajrit”, thekson Dimovska.

Kujtojmë që, me ministra që nuk brengosen dot nga ndotja e ajrit, deponitë që të zënë sytë pothuajse në secilin qytet, hapësira të gjelbra që mund të shihen vetëm po u vendosen “syze të gjelbra”, mungesë e parqeve, e shumëçka tjetër mjedisi vazhdon të mbetet në greminë. Gjithashtu, mungesa e brengosjes për ndryshimet klimatike ndikon që pasojat të rriten e të shtohen edhe më tepër. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Australiani kapet në Ohër për grabitje
Next Article “Kam humbur një vajzë”- Rita Lati rrëfen historinë e trishtë: Ishte identike me Rozën! Kur njerëzit e shikonin mendonin se ishte e njëjta

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?