By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në 5-vjetorin e AIP-së, Haxhiu kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Në 5-vjetorin e AIP-së, Haxhiu kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjësi
Kosovë

Në 5-vjetorin e AIP-së, Haxhiu kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjësi

admin
Last updated: 25/06/2026 14:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 25 qershor, Zhurnal.mk – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në shënimin e pesëvjetorit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), ku ka theksuar rëndësinë e transparencës institucionale dhe mbrojtjes së të dhënave personale në një shtet demokratik.

Në fjalën e saj, Haxhiu tha se Agjencia për Informim dhe Privatësi, ndonëse një institucion i ri, ushtron një mandat që prek drejtpërdrejt themelet e demokracisë, duke garantuar të drejtën e qytetarëve për informim dhe mbrojtjen e privatësisë së tyre.

“E drejta për informim e hap institucionin ndaj qytetarit, ndërsa e drejta për privatësi e mbron qytetarin nga përdorimi i pakujdesshëm apo i panevojshëm i të dhënave të tij”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi se një shtet demokratik duhet t’i trajtojë transparencën dhe privatësinë si dy garanci të domosdoshme, pasi njëra e bën pushtetin më të dukshëm dhe tjetra mbron qytetarin nga ndërhyrjet e panevojshme në jetën e tij private.

Duke folur për punën e Agjencisë, Haxhiu vlerësoi arritjet e saj gjatë pesë viteve të fundit. Sipas saj, vetëm gjatë vitit 2025, AIP ka pranuar mbi një mijë ankesa, ka kryer qindra inspektime dhe ka trajnuar qindra pjesëmarrës nga sektorë të ndryshëm.

“Këta numra tregojnë se qytetarët po i përdorin të drejtat e tyre dhe se institucionet po përballen gjithnjë e më shumë me kërkesën për transparencë dhe përgjegjësi”, u shpreh ajo.

Haxhiu tha se mbrojtja e privatësisë kërkon vigjilencë të vazhdueshme, sidomos në kohën kur shërbimet publike dhe proceset administrative po digjitalizohen gjithnjë e më shumë.

Ajo theksoi se çdo institucion që mbledh të dhëna personale duhet të ketë bazë ligjore të qartë dhe përgjegjësi për mbrojtjen e tyre.

Sipas saj, zhvillimi i teknologjive të reja dhe inteligjencës artificiale e bën edhe më të rëndësishëm rolin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, ndërsa Kosova duhet të vazhdojë harmonizimin me standardet evropiane në këtë fushë.

Në fund, Haxhiu uroi Agjencinë për pesëvjetorin e themelimit dhe bëri thirrje për më shumë transparencë institucionale, kujdes ndaj të dhënave personale dhe përgjegjësi në procesin e digjitalizimit të shtetit.

“Qytetari i informuar dhe qytetari i mbrojtur janë themel i një Republike demokratike”, përfundoi ajo.

You Might Also Like

Ambasadori britanik: Tregtia me Kosovën është shumë e ulët, investitorët largohen kur mungon zbatimi i zotimeve

Haxhiu për gazin amerikan: Kosova nuk ia ka mbyllur derën diskutimeve, do të vendoset pas vlerësimeve të ekspertëve

“Jam vonë”, Kurti shmang përgjigjen për hapat pas certifikimit të rezultateve zgjedhore

98 inspektime në mbarë Kosovën, mbyllen tri qendra masazhi dhe shqiptohen pesë gjoba

Ministria e Mbrojtjes: Kosova nuk është ftuar në Samitin e NATO-s sepse nuk është shtet anëtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ahmeti: Faleminderit, Presidenti Trump!
Next Article Merz kërkon nisjen e menjëhershme të bisedimeve për paqe në Ukrainë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë
Maqedoni
Sali: Simptomatike është se sa herë që VLEN-it i ecin punët mbarë, Gjykata Kushtetuese sjell vendime për çështje etnike
Maqedoni
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Shqipëri
Fejohet futbollistja e njohur zvicerane
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?