By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në fillim të vitit të ardhshëm zgjerim i ri i listës pozitive të barërave, deklaroi Taravari
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në fillim të vitit të ardhshëm zgjerim i ri i listës pozitive të barërave, deklaroi Taravari
Maqedoni

Në fillim të vitit të ardhshëm zgjerim i ri i listës pozitive të barërave, deklaroi Taravari

admin
Last updated: 16/09/2024 16:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 shtator – Shpresoj se në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë edhe një zgjerim të listës pozitive, ndoshta jo me nëntë barëra, por me disa me siguri do të ketë, tha sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve, Taravari përmendi se tendenca është që lista pozitive të plotësohet minimum dy herë në vit.

“Barëra të reja në listën pozitive ja prej para tre javësh, sot në barnatore tashmë janë në qarkullim nëntë medikamente të reja. Shpresoj se në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë akoma barëra të reja, minimum dy herë në vit do të tentojmë ta plotësojmë listën pozitive. E di se asnjëherë nuk mjafton dhe se do të ishte më mirë të gjitha barërat të jenë në listë pozitive dhe qytetarët të mos pagiajnë asgjë, por, ne, megjithatë jemi vend i varfër dhe duhet të racionalizojmë”, theksoi Taravari pas promovimit të mikroskopit të ri në Klinikën shtetërore të syve.

Ai informoi edhe se intensivisht po bisedohet që të rritet kapitacioni për mjekët amë.

“Shpresoj se vitin e ardhshëm do të kemi propozim për t’u rritur kapitacioni që paguhet për mjekët amë, me atë do t’u japim edhe ingerenca të reja. Shpresoj se në atë mënyrë pacientët nuk do të duhet të shkojnë tek specialisti për medikamente të caktuara të cilat përshkruhen në mënyrë rutinore, nëse arrijmë së shpejti ta zhvillojmë edhe telemjekësinë që të ketë konsultim mes mjekut amë dhe specialistit për vazhdim të terapisë. Shpresoj se shumë shpejtë edhe atë do ta sigurojmë, pacientët të mos lodhen, duke shkuar në mjek vetëm për përshkrim të terapisë”, nënvizoi ministri.

Taravari e komentoi edhe situatën në Gjevgjeli ku një mjeke së pari ka specializuar e më pas ka diplomuar.

“Kontroll të diplomave në institucionet shëndetësore ka çdoherë. Që të punësoni mjek dhe kur punësoni, kërkoni licencë për provim të dhënë shtetëror, vërtetim për fakultet të kryer. Dikush çdoherë mund të falsifikojë. ka ndodhur edhe në shumë shtete më të zhvilluara pas disa viteve të zbulohet se njonjë psofesionist ka diplomë të falsifikuar apo licencë. Gjithsesi, kontrolli do të vazhdojë, por ka kontroll edhe gjatë punësimit, kjo është procedurë standarde”, sqaroi Taravari.

U dakordua edhe se është e rrezikshme që një mjek i padiplomuar ka qenë në salla kirurgjikale në specializim shtatë vite.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Kjo tashmë nuk është punë e Ministrisë së Shëndetësisë, por e Prokurorisë – të ndërmarrë masa të caktuara dhe të dënohen dhe të mos përsëriten raste të këtilla. Ne do të vazhdojmë me procedurën standarde – kur secili që punësohet, obligim i institucionit është t’i kërkojë të gjitha dokumentet e domosdoshme dhe ato të jenë origjinale”, nënvizoi ministri.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “The Bear” thyen rekord me 11 çmime “Emmy”
Next Article Cili do të jetë tentimi i radhës për destabilizim të Maqedonisë së Veriut?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?