Një francez i guximshëm i vuri flakën vetes dhe e ngau motorin e tij për gjysmë kilometre për të thyer rekord botëror.
Jonathan Vero, 41 vjeç, një zjarrfikës profesionist dhe dublant amator, edhe më herët kishte shënuar rekorde.
“Gjatë rekordeve të tjera, pata djegie në disa vende të trupit dhe u ndjeva keq. Më duhej më shumë se një javë për t’u rikuperuar fizikisht nga këto performanca, por isha krenar që hyra në librin e rekordeve që lexoja si fëmijë”, tha Vero për Guinness.
Ai e arriti suksesin e tij të fundit duke hipur në Yamaha DragStar 1100 të tij në Cote d’Or, Francë.
“Për të arritur këtë performancë, më është dashur ta modifikoj motorin që ta bëj të papërshkueshme nga zjarri, pastaj praktikova ngasjen në zjarr në disa distanca dhe në lloje të ndryshme moti”, tha ai.
“Për fat të mirë, moti ishte i shkëlqyer ditën e performancës dhe pista ishte perfekte, kështu që riprodhova atë që bëra në stërvitje, duke u përpjekur të përshkoja sa më shumë distancë të ishte e mundur ndërsa qëndroja në zjarr.”