By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, Palevski do t’iu përgjigjet pyetjeve nga Prokuroria
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, Palevski do t’iu përgjigjet pyetjeve nga Prokuroria
MaqedoniTOP LAJM

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, Palevski do t’iu përgjigjet pyetjeve nga Prokuroria

admin
Last updated: 28/04/2025 08:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 prill – Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në orën 10:00 në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me dëshminë e të akuzuarit Lupço Palevski në pyetje të tërthorta nga Prokuroria dhe mbrojtja e të akuzuarve të tjerë.

Në deklaratën e tij në seancën e mëparshme dëgjimore, Palevski i kundërshtoi përsëri akuzat kundër tij, duke pretenduar se provat e prokurorisë janë të paplota dhe manipuluese.

Palevski ka mohuar çdo përfshirje në rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Ai pohon se ditën e vrasjes së Vanjës ai ishte në bankë për të paguar faturat, pas së cilës shkoi në treg dhe më pas u kthye në selinë e partisë politike “Desna” ku pati takime me anëtarët e partisë. Palevski gjithashtu pohon se nuk e ka drejtuar automjetin “Citroen” të Zhezhovskit, as që ka qenë ndonjëherë në shtëpinë e tij.

“Motiv që ta bëj këtë vepër nuk kam, nuk kam pasur asnjëherë dhe nuk e kam kryer këtë vepër penale për të cilën më lexuat citat nga aktakuza dhe po më pyesni”, tha Palevski.

Sipas tij, provat në hetimin kundër tij janë falsifikim. Në mbrojtjen e tij, Palevski theksoi edhe, sipas tij, mospërputhje të tjera në hetim, veçanërisht në lidhje me video-incizimet e paraqitura nga prokuroria.

Avokati Jovica Strashevski, mbrojtësi  tij, gjithashtu theksoi në një deklaratë për mediat se ka dallime të konsiderueshme midis provave të paraqitura dhe deklaratave të prokurorisë.

“Provat e paraqitura nga PTHP-ja dhe pyetjet e tyre drejtuar të akuzuarve tregojnë dallime të mëdha në lidhje me deklaratat dhe materialet e paraqitura”, tha Strashevski, duke theksuar se dëshmia e sotme e Palevskit është thelbësore për të vërtetuar këto mospërputhje.

Palevski është dëshmitari i fundit i cili duhet të dëshmojë, pasi më parë, përveç dëshmitarëve të Prokurorisë, ishte marrë në pyetje babai Aleksandar Gjorçevski, si dhe të akuzuarit e tjerë. I akuzuari Velibor Manev i sqaroi grabitjet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes, duke theksuar se organizator ishte Lupço Palesvski. Boro Videvski e mohoi pjesëmarrjen e tij në ngjarje, përderisa, Vllatko Keshishev theksoi se ai nuk ka dëshmuar në të njëjtat, sepse shumë shpesh i ishte dhënë detyrë që të bëjë rojë. 

Sipas akuzës, Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

- Advertisement -
Ad imageAd image

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ziadin Sela: Mjer aj politikan që i beson Taravari, e mjer aj qytetar që i beson atij (VIDEO)
Next Article Tryezë e rrumbullakët “A na duhet Ligj për Gjykatën Kushtetuese”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?