By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjet e Vanjës dhe Pançes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjet e Vanjës dhe Pançes
Maqedoni

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjet e Vanjës dhe Pançes

admin
Last updated: 21/02/2025 09:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 shkurt – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Për këtë rast janë të akuzuar Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski të cilët u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Në seancën e kaluar gjyqësore ishin prezantuar dëshmi materiale nga ana e Prokurorisë Publike, të cilat përfshinin lëndë të grumbulluara nga vendi i ngjarjeve dhe raporte nga përgatitja teknike e automjetit Reno Kangu.

Prokuroria propozoi që të prezantohen edhe gjashtë disqe CD me video nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e të akuzuarit Velibor Manev, në të cilat gjendet material nga kamerat e sigurisë, i cili i përfshin ditët prej 20.11 deri më 3.12 2023 me mbikëqyrje 24 orëshe.

Por, mbrojtja e Palevskit nuk pranoi me sqarim se nuk ishin vendosur në listën e dëshmive dhe kërkoi kohë shtesë për mbikëqyrje në to.

Përveç vendimit të gjykatësit për dëshmitë e reja, në seancën e sotme pritet edhe vendimi i Prokurorisë Publike për kërkesën e të akuzuarit Lupço Palevski, i cili në seancën e kaluar kërkoi për herë të dytë që prokuroret Zhaklina Krstevska Josifovska, Ana Stojkoviq Dimitrovska të cilat e udhëheqin lëndën, të përjashtohen, si dhe shefi i PTHP Shkup Gavril Bubevski. Arsyet pse Palevski kërkon përjashtimin janë, siç tha ai, keqpërdorimi i pushtetit dhe paragjykimet.

Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski akuzohen se kanë planifikuar bashkërisht rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të sigurojë para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezovski, në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojë t’ua japë automjetin e tij “Citroen”, në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin denoncuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article KSHPK-ja do të zgjedh zëvendëskryetarin, anëtarët do të veprojnë dhe për lëndët konkrete
Next Article Lady Gaga tregon se cila pjesë i pëlqen më shumë te fansat e saj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?