By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Kosovë regjistrohen raste të reja me fruth
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Në Kosovë regjistrohen raste të reja me fruth
Kosovë

Në Kosovë regjistrohen raste të reja me fruth

admin
Last updated: 17/08/2026 21:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 17 gusht Zhurnal.mk – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se vetëm gjatë javës së fundit në Kosovë janë regjistruar 25 raste të reja me fruth.

Sipas IKSHPK-së, nga 16 prilli deri më 17 gusht, në Kosovë janë konfirmuar 137 raste me fruth.

Për krahasim, në periudhën 2021-2024, ishin regjistruar vetëm tri raste me fruth, të gjitha të importuara. Sipas të dhënave të këtij instituti, më së shumti raste janë regjistruar në Prishtinë, përkatësisht 47, teksa IKSHPK se ka intensifikuar aktivitetin për vaksinim në komunat me numrin më të lartë të rasteve, duke vaksinuar 276 fëmijë që nuk kishin marrë me kohë, sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, vaksinën MMR.

“IKSHPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore”, thuhet në njoftim, ku shtohet se vaksinimi është mënyra më efektive për parandalimin e sëmundjes.

Fruthi është ndër sëmundjet më ngjitëse dhe transmetohet përmes ajrit.

Epidemiologia e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Edita Goranci, në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë deklaroi se rikthimi i sëmundjes në Kosovë lidhet drejtpërdrejt me rënien e e vaksinimit të fëmijëve me vaksinën MMR.

“Kur e kishim mbulueshmërinë mbi 95 për qind me vaksinën kundër fruthit, situata epidemiologjike ishte e qetë. Rastet paraqiten pikërisht ku ka fëmijë të pavaksinuar”, tha Goranci.

Epidemiologia Goranci tha se doza e parë e vaksinës kundër fruthit mrbon në 93 për qind të rasteve, ndërkaq e dyta në 97 për qind.

“Është një ndër vaksinat më të sigurta”, theksoi ajo.

Sipas saj, një fëmijë i infektuar infekton rreth 90 për qind të kontakteve që nuk janë të vaksinuara.

“Virusi përhapet gjatë të folurit, kollitjes apo teshtitjes, dhe mund të qëndrojë deri në dy orë në ajër dhe në sipërfaqe”, shpjegoi Goranci.

Temperatura, ethet, rrjedhja e hundëve, skuqja e syve dhe dhimbja e fytit janë simptomat e para të fruthit, sipas saj.

Kjo sëmundje është vdekjeprurëse. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 95 mijë njerëz kanë vdekur nga fruthi gjatë vitit 2024, shumica fëmijë nën moshën pesëvjeçare, megjithëse e kishin pasur një vaksinë në dispozicion.

You Might Also Like

Analiza/ A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve në Jarinjë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe
Next Article Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?