By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Kuvend debat mbikëqyrës për “ALTA Bankën”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Kuvend debat mbikëqyrës për “ALTA Bankën”
Maqedoni

Në Kuvend debat mbikëqyrës për “ALTA Bankën”

admin
Last updated: 11/11/2026 09:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 nëntor, argument.mk/ – Komisioni kuvendor për Financim dhe Buxhet sot do të mbajë debat mbikëqyrës për arsyet e vendosjes së administratës së “ALTA bankës” SHA Manastir, roli dhe veprimet e Bankës Popullore dhe përgjegjësia institucionale”.

Në debatin mbykëqyrës, siç kumton shërbimi për shtyp qeveritar, janë ftuar përfaqësues të autorizuar të Qeverisë dhe të organeve të administratës shtetërore, si dhe persona të tjerë të cilët do të japin informacione për çështjen që është lëndë e debatit.

Në seancën mbikëqyrëse duhet të marrë në konsideratë rrethanat që çuan në vendosjen e administrimit në bankë, rolin e Bankës Popullore në procedurë, si dhe përgjegjësinë e institucioneve kompetente.

Në “ALTA Bankë” SHA Manastir prej më 1 nëntor është vendosur administrimi i përkohshëm, pas ngjarjeve me aksionarin e saj dominues – “ALTA Bankë” SHA Beograd, të cilës iu marrë leja e punës nga autoriteti kompetent mbikëqyrës në Serbi, ndërsa njëkohësisht u miratua një vendim për përmbushjen e kushteve për fillimin e procedurës së falimentimit.

Qëllimi i administratës së përkohshme në bankën e Manastirit, siç shpjegohet nga Banka Popullore, është që ajo të vazhdojë të funksionojë, ndërsa mjetet dhe interesat e depozituesve dhe kreditorëve të tjerë të mbrohen derisa të zgjidhet gjendja e pronësisë.

Administrata në “ALTA Bankë” SHA Manastir është planifikuar të zgjasë tre muaj, ndërsa si administratorë u emëruan Ilija Andovski, Vesna Stojçevska dhe Marija Todorovska, punonjëse të Bankës Popullore. Ata morën përsipër përgjegjësitë e Bordit Mbikëqyrës dhe të Bordit Drejtues, si dhe të Kuvendit të aksionarëve, përveç vendimmarrjes për rritjen e kapitalit të bankës.

Administratorët kanë një afat prej 21 ditësh për të përcaktuar situatën e përgjithshme në bankë dhe për të paraqitur një raport para Bordit ekzekutiv të Bankës Popullore.

Ndërkohë, Banka Popullore informon se vazhdon të lehtësojë gradualisht kushtet për disponimin e mjeteve dhe përdorimin e shërbimeve bankare për klientët e “ALTA Bankës” SHA Manastir. Në kuadër të aktiviteteve për të siguruar qasje më të lehtë në mjete dhe ekzekutim të qetë të detyrimeve të përditshme financiare, klientët e Bankës mund të përdorin shërbimet e bankës elektronike dhe mobile që nga dje, në pëputhje të limitit prej 15.000 denarë në javë për klientët të cilët posedojnë karta pagese dhe deri në 20.000 denarë (për dy javë) për ata që nuk i posedojnë.

Duke filluar nga sot, do të fillojë me punë edhe një ekspoziturë e “ALTA Bankës” SHA Manastir në Shkup, më konkretisht ekspozitura në Qendrën Tregtare “Biser”, në adresën bulevard “Jane Sandanski” 1/1.

Vazhdojnë të punojnë dhe ekspoziturat në Manastir, Strumicë dhe Tetovë, ku klientët mund të përdorin shërbimet të cilat u munësonin deri më tani, gjegjësisht tërheqjen e parave të gatshme në sportel brenda limiteve të përcaktuara, si dhe pagesa për faturat e shërbimeve, shlyerjen e kredive dhe nevoja të tjera.

You Might Also Like

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën

BDI 7,9%, VLEN 7,1% – Anketat e tetorit nxjerrin diferencë mes dy rivalëve shqiptarë!

Mickoski nxjerr vendimin e vitit 2023 për Alta Bankën: Edhe Qeveria e Kovaçevskit kishte miratuar shitjen e aksioneve

Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut

Minçev nga Greqia: Me thellimin e partneriteteve rajonale dhe evropiane krijojmë vlerë konkrete për institucionet dhe qytetarët e vendit tonë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Me dëshmitë e mbrojtjes vazhdon gjykimi për zjarrin në “Pulse”
Next Article Oda e Mjekëve zgjedh kryetarin e ri dhe organet drejtuese me mandat katërvjeçar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?