Shkup, 7 prill – Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje tre komisione parlamentare – Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, dhe Komisioni jurudiko ligjvënës.
Në rend dite të Komisionit për mbrojtje dhe siguri është Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare të Bashkimit Evropiane “ALTEA” në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky Propozim-vendim është në rend dite edhe në Komisionin juridiko ligjvënës.
Në rend dite të Komisionit për çështje evropiane, punë edhe politikë energjetike është Propozim i ligjit për ndryshimin e Ligjit për ndalimin dhe pengimin e kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar.
Këto dy pika do të jenë në rend dite edhe në Komisionin juridiko ligjvënës, së bashku me Kërkesën për interpretim autentik të nenit 3 pika 4-a) të Ligjit për shoqëritë tregtare.