By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në majat e Himalajeve u mblodhën 11 tonë mbeturina, u gjetën edhe katër kufoma
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Në majat e Himalajeve u mblodhën 11 tonë mbeturina, u gjetën edhe katër kufoma
Bota

Në majat e Himalajeve u mblodhën 11 tonë mbeturina, u gjetën edhe katër kufoma

admin
Last updated: 07/06/2024 18:32
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Ushtria e Nepalit njoftoi se këtë vit nga majat e maleve Everest, Nuptse dhe Lhotse në Himalaje janë mbledhur 11 tonë mbeturina ndërsa janë nxjerrë 4 kufoma dhe një skelet, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “The Himalayan Times”, është kryer pastrimi vjetor i disa maleve në Himalaje, përfshirë edhe Everestin, malin më të lartë në botë.

Në njoftimin e ushtrisë nepaleze thuhet se si rezultat i pastrimit prej 55 ditësh, nga majat e maleve Everest, Nuptse dhe Lhotse në Himalaje janë mbledhur 11 tonë mbeturina ndërsa janë nxjerrë 4 kufoma dhe një skelet.

Gjithashtu në njoftim është bërë e ditur se brenda 5 vitesh janë nxjerrë nga malet gjithsej 119 tonë mbeturina, 14 kufoma dhe disa skelete.

Drejtori i Alpinizmit në Departamentin e Turizmit të Nepalit, Rakesh Gurung, në deklaratën për BBC tha se qeveria planifikon të ndajë më shumë buxhet për mbledhjen e mbeturinave në të ardhmen.

Ai theksoi se qeveria po punon për të reduktuar numrin e alpinistëve që përpiqen të ngjiten në majën në mënyrë që të zvogëlojë turmën në mal dhe të garantojë sigurinë.

Vlerësohet se në malin Everest ka më shumë se 50 tonë mbeturina dhe më shumë se 200 kufoma.

You Might Also Like

Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja

Macron kërkon bashkëpunimin e G7 për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

Tre të arrestuar me dyshimin për sulm terrorist

BE kundërshton kërcënimet e SHBA-së për rezervat e naftës

Bashkëpunimi shumëpalësh bën që qeverisja globale të japë rezultate konkrete

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shqipëria heq testin e gjuhës për shtetësi për shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi dhe RMV-së
Next Article 33 vite PS, Veliaj: Mirënjohje socialistëve të vjetër, jemi forca që sjell ndryshimin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?