Ditën e djeshme në ora 15:50 në rrugën “Industriska” në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e kanë privuar nga liria E.A. (33) nga Manastiri.
MPB njofton se ai u gjet në një magazinë të një kompanie private gjatë një “vjedhjeje të rëndë”, gjatë së cilës iu gjetën disa sende të vjedhura. Sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit dhe personi është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj E.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës.
