By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në mesnatë fillon heshtja para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në mesnatë fillon heshtja para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit
Maqedoni

Në mesnatë fillon heshtja para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit

admin
Last updated: 06/05/2024 11:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 maj – Dita e fundit e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve të shtata presidenciale dhe të njëmbëdhjeta parlamentare të 8 majit. Fushata për zgjedhjet presidenciale filloi menjëherë pas rrethit të parë të zgjedhjeve, përderisa fushata njëzetë ditëshe për zgjedhjet parlamentare më 18 prill. Në mesnatë fillon heshtja para zgjedhjeve, e cila përfundon me mbylljen e vendvotimeve më 8 maj në orën 19. 

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale votuesit do të mund të përcaktohen për Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE e cila në rrethin e parë të zgjedhjeve më 24 prill fitoi 363. 085 vota, dhe Stevo Pendarovski, i cili fitoi 180.499 vota. 

Në zgjedhjet parlamentare, votuesit do të mund të zgjedhin një nga 17 listat e kandidatëve. Lista të kandidatëve për deputetë ka Koalicioni për të ardhme evropiane i udhëhequr nga LSDM, Koalicioni “Maqedonia juaj” i VMRO-DPMNE, Koalicioni Guximshëm për Maqedoninë i udhëhequr nga GROM, Koalicioni Fronti Evropian i BDI-së, partia politike E Majta, Koalicioni nga blloku opozitar shqiptar “VLEN”, partia politike Lëvizja “ZNAM – Për Maqedoninë tonë”, Maqedonia e Bashkuar, Alternativa e Re Shkup, AVAJA, Lëvizja Qytetare Evropiane, Epoka e Tretë e Maqedonisë/Listat e Pavarura Maqedonase – Sovranët, Partia juaj, Rodina Maqedonia, E djathta, Demokratët Shkup dhe Partia e Punëtorëve. Vendi është i ndarë në gjashtë njësi zgjedhore, ndërsa disa koalicione dhe parti kanë lista vetëm për disa njësi zgjedhore.

Кандидатката на ВМРО-ДПМНЕ за претседател Гордана Силјановска Давкова најавува дека како иден шеф на државата ќе го искористи механизмот на помилување на осудените за настаните во Собранието

Më 8 maj, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, përderisa në zgjedhjet parlamentare 1.815.350 votues. Dallimi në vota është 1.033, në përgjithësi për shkak të qytetarëve që arrijnë moshën madhore. 

Votohet në 3480 vendvotime, ndërsa votuesit gjatë ditës do të munden vetëm një herë ta vizitojnë vendvotimin dhe të votojnë. Identifikimi i votuesve do të bëhet me të a.q. aparate fingerprint.

Nesër gjegjësisht një ditë para zgjedhjeve të parët votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, personat në shtëpitë e të moshuarve, dhe të regjistruarit nga diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale. 

Edhe pse fushata dhe përgatitjet për zgjedhjet korrespondoi me festat e Pashkëve, KSHZ me kohë e dorëzoi materialin e paklasifikuar dhe të klasifikuar në komisionet komunale zgjedhore. 

Koalicionet dhe partitë sot do t’i mbajnë tubimet e fundit. Zyrtarisht është paralajmëruar tubimi përmbyllës i Koalicionit “VLEN” në Tetovë, tubimi i partisë E majta në Shkup, tubimet e VMRO-DPMNE-së në Krivogashtan, Krushevë dhe Prilep, si dhe konferenca për media të Frontit Evropian dhe ZNAM.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Për çiftet e reja zero kamatë për banesa, VLEN fokusin kryesor te të rinjtë!
Next Article Man United fillon bisedimet me agjentin e top yllit – pritet të jetë transferimi i parë i verës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?