By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në MPJ është shënuar Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në MPJ është shënuar Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit
Maqedoni

Në MPJ është shënuar Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit

admin
Last updated: 27/01/2025 15:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 janar – Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot me hapjen e ekspozitës nga Jad Vashem – Izrael, të quajtur “Aushvic – një vend në Tokë: Album me fotografi nga Aushvic”, e cila paraqet një dokumentim unik vizual të vujtjeve të hebrenjve të dëbuar në Birkenau, është shënuar Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

 

Siç publikoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ai në fjalimin e tij e theksoi rëndësinë e kujtimit të ngjarjeve tragjike të Holokaustit dhe bëri homazhe për viktimat, veçanërisht për hebrenjtë maqedonas që u deportuan në Treblinka në vitin 1943.

“Theksova se si anëtar i plotë i IHRA-s, vendi ynë mbetet i përkushtuar në luftën kundër antisemitizmit dhe shtrembërimit të fakteve historike. Besoj se përmes edukimit të vazhdueshëm të brezave të rinj, do të jemi në gjendje të parandalojmë aktet antisemite dhe urrejtjen në të gjitha format e tyre. Kjo ditë është një kujtesë e detyrës sonë për të kundërshtuar paragjykimet dhe urrejtjen, por edhe një mundësi për të riafirmuar angazhimin tonë të përbashkët për ruajtjen e vlerave të tilla si pluralizmi, diversiteti dhe liria. Shpresoj se përmes aktiviteteve të tilla do të vazhdojmë të ruajmë kujtimin dhe të përcjellim kuptimin e kësaj tragjedie te brezat e ardhshëm”, ka shkruar Mucunski në Fejsbuk.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Emërtimi i rrugëve në Tetovë, Kasami: Çdo qytetar do të ketë një adresë të saktë
Next Article Njohja e viteve të punës para 94-ës, Manjani: Shmang problematikat me dokumentacionin për efekt pensioni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?