Gjatë kontrollit në një objekt janë gjetur 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhu më 18.06.2025 rreth orës 14:20, në Istog.
Tutje në raport nuk bëhet e ditur për persona të dyshuar apo të arrestuar, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.
“ Istog / 18.06.2025 – 14:20. Raportohet se gjatë kontrollit në objekt janë gjetur 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 4 gramë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
