By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në një shtëpi në Viti gjenden mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Në një shtëpi në Viti gjenden mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
Kronika

Në një shtëpi në Viti gjenden mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

admin
Last updated: 01/06/2026 09:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Viti, 01 qershor, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave.

Sipas njoftimit, pas pranimit të informatave se në një shtëpi të pabanuar në komunën e Vitisë ishin të strehuara mallra të kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, të dielën ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore.

Në bazë të këtyre veprimeve, sipas forcave të rendit, kanë rezultuar me zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara.

“Lidhur me rastin, njësitë relevante policore kanë identifikuar shtëpinë e pabanuar e cila dyshohet se ishte përdorur për fshehjen dhe depozitimin e mallrave të kontrabanduara, të cilat dyshohet se janë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut.”, thuhet në njoftim.

Pas kontrollit të objektit, malli i identifikuar është sekuestruar.

“Duhan i përpunuar, i gatshëm për treg, në peshë rreth 300 kg. Vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 6,000 euro, ndërsa shmangiet nga obligimet doganore dhe akciza llogariten rreth 12,000 euro.”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale, mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore.

You Might Also Like

Gruaja nga Mali i Zi denoncon ish partnerin se nga burgu kërcënon me telefon atë dhe familjarët e saj

Rrahu bashkëshorten dy herë, kallëzim penal ndaj 59-vjeçarit

Armë të fshehura në kamper, ndalohet një shtetas austriak në “Tabanoc”

Rreth 400 metra kub dru zjarri u sekuestruan nga një kompani në Shkup

203 km/h në autostradë! Mercedes-i “fluturon” mbi asfalt, 73 km/h mbi limitin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Partitë politike vazhdojnë fushatën zgjedhore, sot tubime në disa komuna të Kosovës
Next Article Nga sot, në Kosovë ndalohet pagesa kesh mbi 2 mijë euro
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?