By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ne nuk heshtim, thonë katër organizat e Malësisë në Shba ndaj vendimit diskriminues të presidentit Milatoviq
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ne nuk heshtim, thonë katër organizat e Malësisë në Shba ndaj vendimit diskriminues të presidentit Milatoviq
Bota

Ne nuk heshtim, thonë katër organizat e Malësisë në Shba ndaj vendimit diskriminues të presidentit Milatoviq

admin
Last updated: 03/08/2025 19:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Reagimi aspak demokratik i presidentit malazias Milatoviq, me rastin e mosdekretimit të ligjit për Patundshmëritë, ligj i cili godet interesat e shqiptarëve në Tuz e gjithandej, ka shtyrë katër organizatat atdhetare të Malësisë në Amerikë, të shkruajnë letër të hapur.

“Ne nuk heshtim. Jemi të lidhur me faktorë kyç në Kongresin Amerikan, Senat, dhe Departamentin e Shtetit.
Kërkojmë rikthimin dhe miratimin e menjëhershëm të ligjit, si dhe hetim të pavarur për këtë bllokim të rrezikshëm”, thuhet në reagimin e fuqishëm të katër organizatave që mbledhin shqiptarët e Malësisë në Amerikë.

Letra e plotë e hapur nga ShBA:

LETËR E HAPUR nga organizatat shqiptare në SHBA
Malësia e Madhe NY, Malësia e Madhe MI, Malësia Kaliforni dhe Jehona e Malësisë

Drejtuar institucioneve të Malit të Zi, partnerëve ndërkombëtarë dhe opinionit publik:

Vendimi i Presidentit të Malit të Zi për të mos dekretuar Ligjin për Tatimin mbi Patundshmëritë është një akt i pastër anti-shqiptar që godet drejtpërdrejt Komunën e Tuzit dhe komunat me shumicë shqiptare.

Ky është sabotim i qëllimshëm, që pengon zhvillimin ekonomik dhe vetëqeverisjen e shqiptarëve në Mal të Zi. Ndërkohë që toka shqiptare shfrytëzohet nga kompani shtetërore si “Plantaže”, komunave shqiptare u mohohen të ardhurat që u takojnë.

Presidenti Milatoviq, në vend të përgjigjes për këtë padrejtësi, sulmon përfaqësuesin shqiptar Nik Gjeloshaj, duke e paraqitur barazinë si kërcënim.

Ne nuk heshtim.
Jemi të lidhur me faktorë kyç në Kongresin Amerikan, Senat, dhe Departamentin e Shtetit.
Kërkojmë rikthimin dhe miratimin e menjëhershëm të ligjit, si dhe hetim të pavarur për këtë bllokim të rrezikshëm.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Komunat tona nuk janë plaçkë politike.
Janë shtëpia jonë.
Drejtësia do vijë!

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?
Next Article Federata distancohet nga thirrjet nacionaliste: Nuk përfaqësojnë shpirtin e sportit!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?