By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Qendrën për Kulturë “Grigor Përliçev” në Ohër pezullohet mbajtja e evenimenteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Qendrën për Kulturë “Grigor Përliçev” në Ohër pezullohet mbajtja e evenimenteve
Maqedoni

Në Qendrën për Kulturë “Grigor Përliçev” në Ohër pezullohet mbajtja e evenimenteve

admin
Last updated: 05/05/2025 18:49
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ohër, 5 maj – Qendra Kulturore në Ohër ka marrë ndalesë për punë, pasi gjatë një inspektimi të jashtëzakonshëm në objekt janë konstatuar një sërë mangësish. Edhe pse ka poseduar të gjitha dokumentet planore në përputhje me Ligjin për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe të gjitha instalimet e nevojshme për një objekt të këtij lloji, një pjesë e tyre nuk kanë funksionuar për vite me radhë, edhe pse në këtë hapësirë mbahen numër i madh evenimentesh kulturore dhe evenimente të tjera. Institucionit i është caktuar afat deri më 1 qershor për t’i përmbushur detyrimet, përndryshe nuk do të mund të vazhdojë me punë dhe ndalesa do të mbetet në fuqi.

“Drejtori më informoi se gjatë analizimit të gjendjes së instalimeve është konstatuar se rrufepritësi diku ka ndërprerje dhe duhet të ndërtohet i ri ose të rikonstruktohet ai ekzistues. Sistemi për alarm të automatizuar për zbulimin e zjarrit është tashmë i vjetërsuar dhe nuk mund të përditësohet, prandaj duhet të instalohet sistem i ri. Ky është sistem për zbulimin automatik të zjarrit, i cili reagon ndaj tymit dhe nxehtësisë dhe i alarmon personat e pranishëm për nevojën e evakuimit. Po ashtu, edhe rrjeti i hidranteve është jashtë funksionit”, tha Sasho Todoroski – inspektor për mbrojtje dhe shpëtim.

Pjesë e disa shfaqjeve teatrale në festivalin “Vera e Ohrit” mbahen këtu, prandaj për shkak të ngarkesës së punëve që duhet të realizohen, është e pasigurt nëse ato do të mund të luhen këtë verë në skenën e Qendrës Kulturore. Megjithatë, tragjedia në Koçan ka zgjuar institucionet nga gjumi i gjatë dimëror.

“Ne punojmë në bazë të planit mujor dhe programit vjetor dhe i kalojmë ato me dinamikë të caktuar. Duhet të them se deri në këtë ngjarje kemi qenë pak më tolerantë si inspektorë, sepse janë institucione shtetërore, por pas kësaj do të kalojmë pikë për pikë pa pardon, sepse e pamë deri ku na shpiu kjo punë”, deklaroi Sasho Todoroski – inspektor për mbrojtje dhe shpëtim.

“Pasi u konstatuan një sërë parregullsish, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e punonjësve dhe vizitorëve, vendosëm për pezullim të përkohshëm të të gjitha ngjarjeve dhe manifestimeve që ishin planifikuar të mbahen. Për sanimin e gjendjes do të duhet të shpallet tender, procedurë e cila mund të zgjasë edhe një muaj e gjysmë, por më e rëndësishme është siguria sesa çdo gjë tjetër”, tha Goran Stojanoski – drejtor i Qendrës Kulturore “Grigor Përliçev” – Ohër.

Kontrolle të jashtëzakonshme janë kryer edhe në kopshtet e fëmijëve në Ohër dhe Strugë. Meqenëse janë ndërtuar më shumë se 50 vjet më parë, u përcaktua se nuk kishin sistem automatik zbulimi dhe alarmi për zjarr, pas çka iu urdhërua të instalonin urgjentisht sistem të tillë. Në fillim të prillit, palestra sportive “Niko Nestor” në Strugë u mbyll gjithashtu, sepse u përcaktua se nuk ishte e sigurt për përdorim, edhe pse përdorej nga më shumë se 1,500 nxënës dhe disa klube sportive. Një shkollë fillore në Strugë u urdhërua të inspektonte dhe riparonte të gjithë instalimin e saj, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes dhe alarmit nga zjarri.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zëvendësministrja e Transportit Zekolli Shaqiri inspektoi punimet në komunën e Likovës
Next Article Shpresë e re për qytetarët, investim milionësh dhe mbi 200 vende pune të reja në RMV!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?