By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nuk do të bisedohet për ndryshimet kushtetuese, potencojnë burime nga Këshilli Evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nuk do të bisedohet për ndryshimet kushtetuese, potencojnë burime nga Këshilli Evropian
MaqedoniTOP LAJM

Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nuk do të bisedohet për ndryshimet kushtetuese, potencojnë burime nga Këshilli Evropian

admin
Last updated: 17/12/2024 14:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 17 dhjetor – Samiti i nesërm BE-Ballkani Perëndimor nuk do t’i kushtohet zgjerimit të BE-së, por temave të lidhura me Planin për rritje të rajonit, harmonizimit të partnerëve nga Ballkani Perëndimor me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, ndikimin e pushtimit rus në Ukrainë ndaj ekonomive të tyre dhe ballafaqimin me migrimin, pra në tubimin nuk do të bëhet fjalë për çështje lidhur me procesin e negociatave, siç janë ndryshimet e Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftojnë burime nga Këshilli Evropian.

Kjo çështje, megjithatë, do të mund të ngritet në kuadër të debatit të Samitit, kushtuar pajtimit, edhe pse ky debat, sipas tyre, nuk do të duhet të lidhet me procesin negocues.

Burimet e njëjta potencojnë edhe se Maqedonia e Veriut, si dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësim, duhet të punojnë në plotësimin e kritereve të konfirmuara me Kornizën negociatore, mes të cilave janë edhe ndryshimet kushtetuese.

“Shpresojmë se ato do të zbatohen sa më shpejtë dhe procesi negociator do të vazhdojë me sukses”, shtojnë ata.

Me propozim-konkludimet e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, pa konkrtetisht të përmendet vendi, thuhet se pajtimi, bashkëpunimi inkluziv rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë thelbi i Bashkimit Evropian, prej këtu me rëndësi kyçe ëshët që me vullnet të mirë dhe me rezutate të dukshme të zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë.

“Ende nevojiten përpjekje vendosëse shtesë për nxitjen e pajtimit dhe stabilitetit rajonal, si dhe gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjeve definitive, inkluzive dhe obligative për kontestet rajonale dhe bilaterale dhe çështje të rrënjosura në trashëgiminë e partnerëve nga e kaluara, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vendosura”, thuhet në propozim tekstin e “Deklaratës së Brukselit”.

Në intervistën e djeshme me pesë gazetarë nga mediume nga Ballkani Perëndimor, mes të cilëve edhe MIA, kryetari i Këshillit të BE-së, Antonio Koshta porositi se duhet të punohet për plotësimin e plotë të obligimeve të vendit, që janë parakusht që ai formalisht t’i hapë negocuatat aderuese.

“Gjithsesi, duhet të respektohet ajo që Maqedonia e Veriut e ka realizuar dhe mendoj se shumë është me rëndësi të arrihet përforcimi i besimit mes Maqedonisë së Veriut dhe fqinjëve të saj, posaçërisht Bullgarisë. Ne duhet të punojmë që Maqedonia e Veriut të përmbushë plotësisht detyrimet e saj, të cilat janë parakusht për hapjen formale të negociatave. Kam respekt të madh për përpjekjet që Maqedonia e Veriut ka bërë në të kaluarën për të kapërcyer pengesat, veçanërisht me Greqinë. Ky është vend që edhe e ka ndërruar emrin për t’i tejkaluar këto pengesa”, theksoi Kosta në përgjigje të pyetjes së MIA-s.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article FIO: Zhvillimet ekonomike në Evropë do të reflektohen edhe tek ne, deri më tani nuk ka paralajmërime për largime nga puna
Next Article BDI dënon kërkesën e kryeministrit për dorëheqje të gjykatësit të Gjykatës kushtetuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?