Shkup, 4 mars – Nga fillimi i vitit, përfundimisht me të premten, 1 mars, gjithsej 120 raste të kollës së mirë janë regjistruar në territorin e Shkupit, deklaroi sot për MIA-n doktor Lulzime Bajrami nga Qendra për shëndet publik.
Në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve në kryeqytet, momentalisht ka vetëm një fëmijë me kollë të mirë. Bëhet fjalë për një foshnje nga Kumanova, i pranuar në Klinikën e fëmijëve të premten, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është stabile, konfirmoi për MIA-n profesoresha Svetllana Koçeva nga Klinika për sëmundje të fëmijëve.
Komisioni për sëmundje të ngjitëse do të ketë takim nesër nga ora 12, ku do të diskutohet për gjenjen në vend, ndërsa mes temave janë edhe kolla e mirë dhe gripi. Informacionin për MIA-n e konfirmoi zëdhënësi i Komisionit, Zllate Mehmedoviq.
Në raportin e fundit të Institutit të shëndetit publik për kollën e mirë, thuhet se në përputhje me rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Institutit, në periudhën nga 18 janari e deri më tani, të gjitha pikat e vaksinimit në vend, në bashkëpunim me shërbimet epidemiologjike të ISHP-së, të kryejë një inspektim intensiv të personave të paregjistruar, të pavaksinuar dhe të pavaksinuar plotësisht, si dhe personave që i nënshtrohen vaksinimit të rregullt, me qëllim thirrjen dhe vaksinimin e tyre sipas kalendarit kombëtar të imunizimit.
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike, Gjoko Vellkovski, më 28 shkurt, deklaroi se gjatë kontrolleve të vaksinimit nëpër çerdhe për shkak të epidemisë së kollës së mirë nuk janë konstatuar shkelje.
Më 15 shkurt, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë teknike, Ilir Demiri është pyetur për qëndrimin e tij për gjendjen me kollën e mirë.
Sipas tij, nuk duhet të kthehen në kopshte, fëmijët që janë të pavaksinuar.
“Fillimisht duhet të vaksinohen, pastaj të kthehen. Mendoj se ky ishte një nga kriteret dhe rekomandimi i Komisionit për sëmundjet ngjitëse. Të gjithë fëmijët që janë vaksinuar duhet të shkojnë në kopsht. Ata që nuk janë të vaksinuar duhet t’i pyesni prindërit se si do ta organizojnë kujdesin për fëmijën”, është përgjigjur Demiri në pyetjen e një gazetari.