By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Shkup mbahet ngjarje e OSBE kundër dhunës ndaj grave të reja dhe vajzave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Shkup mbahet ngjarje e OSBE kundër dhunës ndaj grave të reja dhe vajzave
Maqedoni

Në Shkup mbahet ngjarje e OSBE kundër dhunës ndaj grave të reja dhe vajzave

admin
Last updated: 24/11/2024 17:44
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor – Ngjarje e OSBE-së kundër dhunës ndaj grave të reja dhe vajzave mbahet pasdite në Shkup. Bëhet fjalë për ngjarje në kuadër të 16 ditëve aktivizëm kundër dhunës së bazuar gjinore.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska para të pranishmive theksoi se dhuna dhe shkolla nuk shkojnë bashkë. Ajo informoi se rreth 15 denoncime për dhunë kanë arritur në Ministri nga fillimi i vitit të ri shkollor.

“Çdo fëmijë ka të drejtë për jetë pa dhunë, obligon Konventa për të drejtat e fëmijës. Megjithatë, me më shumë dokumente tjera ndërkombëtare janë garantuar të drejtat e gruas për jetë, siguri personale, arsimim dhe dinjitet, në respekt për integritetin e saj fizik dhe moral. Edukimi ynë bazohet në këto postulate. Dhuna dhe shkolla nuk shkojnë bashkë. Si Ministri, ne jemi të përkushtuar të mbrojmë fëmijët dhe të rinjtë, të kultivojmë mjedis të sigurt dhe mbështetës, ku ata mund të rriten, të mësojnë dhe të avancohen”, tha ministrja.

Janevska theksoi se sistemi i edukimit dhe arsimimit ka vendosur mekanizma për pengimin dhe ballafaqimin me dhunën, duke përfshirë edhe dhunë ndaj vajzave.

“Mekanizmi i parë është përmes rregullores, që tani është lëndë e rishikimit, me qëllim për të përforcuar disa segmente, duke përfshirë mbrojtjen nga të gjitha format e diskriminimit dhe dhunës. Shikuar sistematikisht, roli i mësimdhënësve është kyç në të gjitha aktivitetet që synojnë parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe dhuna. Pasi ai përmes procesit edukativo-arsimor e instalon te fëmijët dhe të rinjtë vetëdijen se askush nuk duhet të jetë viktimë e dhunës dhe nëse kjo ndodh, nuk duhet të heshtet. Arsimtarët i nënshtrohen trajnimeve të shumta për zhvillimin e tyre profesional, duke përfshirë edhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore. Shkalla e dytë është shërbimi profesional në shkollë dhe mund të përfshihet edhe shërbimi pedagogjik pranë Ministrisë”, nënvizoi Janevska.

Ajo tha se si Ministri, i inkurajojnë të gjithë nxënësit dhe nxënëset të denoncojnë dhunë në çfarëdo forme dhe këtë ta bëjnë në adresën elektornike prijavinasilstvo@mon.gov.mk, drejtpërdrejtë në Shërbimin pedagogjik ose në Inspektoratin arsimot shtetëror. Rreth 15 denoncime të tilla kanë arritur në Ministri nga fillimi i vitit të ri shkollor dhe me të gjithat është vepruar në mënyrë adekuate.

Ndërkaq, presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova në fjalimi e saj tha se duhet të potencojmë dhe të zbatojmë barazi.

“Paqen duhet ta promovojmë. Kot janë të gjithë të drejtat e garantuara nëse jetojmë në kohëra të trazuara. Në kohëra të tilla paralizoheni. Nuk mund të mendoni. Të gjithë neve na duhet paqe. Të mos ndjehen të rrezikuara, pasi atëherë mund t’i shprehin cilësitë që i kanë”, tha Siljanovska Davkova.

Vijoi debat, pas çka është paraparë nënshkrim i një deklarate. Video fjalim ka pasur edhe shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori Kilian Vall, i cili ishte i penguar të marrë pjesë në ngjarjen. E pranishme ishte edhe zëvendës shefja e Misionit të OSBE-së, Suzan Penksa, e cila moderoi një sesion.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Janë gjetur 14 migrantë në rrethinën e Kumanovës, katër prej tyre të mitur
Next Article Filipçe nga Kongresi i 30-të i LSDM-së: Vijon kthesë për partinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?