By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Shkup me rastin e 77 vjetorit të ekzekutimit përkujtohen anëtarët e lëvizjes “Jyxhel”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Shkup me rastin e 77 vjetorit të ekzekutimit përkujtohen anëtarët e lëvizjes “Jyxhel”
Maqedoni

Në Shkup me rastin e 77 vjetorit të ekzekutimit përkujtohen anëtarët e lëvizjes “Jyxhel”

admin
Last updated: 27/02/2025 23:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Me rastin e 77-vjetorit të ekzekutimit të katër anëtarëve të lëvizjes “Jyxhel”, nga ana e regjimit komunist në ish-Jugosllavi, në Shkup janë mbajtur disa aktivitete përkujtimore, raporton Anadolu.

Në këtë kuadër u shfaq dokumentari “Vardar’ın Oğulları: Yücelciler” (Bijtë e Vardarit: Jyxhelët) e mbështetur nga Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB).

Në shfaqjen e dokumentarit morën pjesë presidenti i YTB-së Abdullah Eren, Ministri i Çështjeve Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, deputeti turk i Maqedonisë së Veriut, Bejxhan İlyas, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend dhe shumë të ftuar të tjerë.

Eren në fjalën e tij për gazetarët para aktivitetit tha se turqit gjatë shekullit 20 i janë nënshtruan shtypjeve në shumë vende të ndryshme.

Duke treguar se kanë përgatitur një dokumentar të tillë për të mbajtur gjallë kujtimin e tyre, Eren tha: “Shpresoj se kjo përpjekje do të vazhdojë dhe kujtimi i Jyxhelëve do të jetë gjithmonë i gjallë për sa kohë që bashkatdhetarët tanë vazhdojnë të mbrojnë identitetin e tyre në këto troje”.

Güven Adıgüzel, skenaristi dhe regjisori i dokumentarit, gjithashtu tha se është shumë i emocionuar për mundësinë që i është dhënë për të rrëfyer historinë e Jyxhelëve.

Pas fjalimeve u kalua në shfaqjen e filmit dokumentar.

Program përkujtimor në shkollën fillore Tefejuz

Nga ana tjetër, është mbajtur edhe program përkujtimor në monumentin e Jyxhelëve të hapur në vitin 2021 në shkollën fillore Tefejuz, e cila ofron arsim në gjuhën turke në Komunën e Çairit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në program morën pjesë presidenti i YTB-së Eren, deputeti İlyas, ambasadori i Türkiyes në Shkup Fatih Ulusoy, zyrtarë të shkollës, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke dhe të ftuar të tjerë.

Pjesëmarrësit vendosën trëndafila në monument, ndërsa gjithashtu u kryen lutje.

Turqit muslimanë që jetonin në Maqedoninë e Veriut në vitin 1937 filluan të mblidhen për t’i ruajtur dhe mbajtur të gjalla vlerat kombëtare dhe shpirtërore, si dhe adetet dhe traditat.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në vitin 1945 organizata mori emrin “Jyxhel”, ndërsa detyrën e kryetarit e mori Shuajb Aziz Efendiu, i cili mësimet i kishte marrë në Medresenë e Ataullah Efendiut në Shkup, ndërsa më pas në Universitetin El Ezher në Egjipt në degën e fikhut, kelamit, tasavvufit dhe filozofisë perëndimore.

Me përpjekjet për shuarjen e të gjitha organizatave nacionaliste në Jugosllavi, në vitin 1947 filloi procesi i gjykimit për 16 persona të cilët paraprakisht u arrestuan. Më 25 janar të vitit 1948, gjykata vendosi për ekzekutimin e tyre, kurse më 27 shkurt të po të njëjtit vit, me pushkatim u ekzekutuan Shuajb Aziz, Adem Ali, Ali Abdurrahman dhe Nazmi Omer. Ndërkaq, të tjerët u ndëshkuan me dënime të rënda me burgim.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article LD mban kuvendin e degës në Sopishtë
Next Article Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?