By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Shkup takim i komisionit të përzier, është biseduar për kremtime e përbashkëta eventuale dhe për propozim rekomandimet për librat shkollorë maqedonas për klasën e shtatë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Shkup takim i komisionit të përzier, është biseduar për kremtime e përbashkëta eventuale dhe për propozim rekomandimet për librat shkollorë maqedonas për klasën e shtatë
MaqedoniTOP LAJM

Në Shkup takim i komisionit të përzier, është biseduar për kremtime e përbashkëta eventuale dhe për propozim rekomandimet për librat shkollorë maqedonas për klasën e shtatë

admin
Last updated: 21/02/2025 20:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 shkurt – Propozim-rekomandimet për librat shkollorë maqedonas për klasën e shtatë, si dhe kremtimet e përbashkëta eventuale, kanë qenë tema e takimit të 34-të të Komisionit të përbashkët multidisiplinat ekspert për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që dje dhe sot u mbajt në Shkup.

“U bë fjalë për rekomandimet e propozuara për librat shkollorë të Maqedonisë për klasën e VII-të, ndërkaq u diskutua edhe për kremtimet eventuale të përbashkëta, në të cilat dolën në pah qëndrimet e ndryshme të të dyja palëve”, njoftoi ekipi i ekspertëve maqedonas.

Takimi, shtuan ata, u zhvillua në një atmosferë dinamike dhe konstruktive, për çështje nga fushëveprimi i punës së Komisionit dhe me këtë rast janë harmonizuar dhe miratuar Procesverbalet dhe Transkriptet e mbetura nga puna e Komisionit në vitin 2023.

“Në frymën e ndërtimit të besimit, pjesa maqedonase e Komisionit përpiqet të mbajë një qasje proaktive, në përputhje me praktikat dhe përvojat pozitive evropiane”, thuhet në deklaratën e ekipit maqedonas.

Takimi i radhës i Komisionit do të mbahet në prill në Sofje.

Takimi i mëparshëm u mbajt më 12 dhe 13 dhjetor në Sofje, ku u diskutua për kremtimet e përbashkëta eventuale, për rekomandimet për librat shkollorë të Maqedonisë për klasën e VII, si dhe për përcaktimin e dinamikës së punës për gjysmën e parë të vitit 2025.

Në fund të tetorit të vitit të kaluar në Shkup u mbajt mbledhja e Komisionit të përzier, i cili ishte i pari i përbërjes së re të ekipit maqedonas me kolegët e tyre nga pala bullgare. Bashkëkryeuesi i ekipit bullgar, Angell Dimitrov, tha shkurt pas takimit se ishte “më shumë për t’u njohur me njëri-tjetrin” dhe “nga pikëpamja teknike”.

Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore është themeluar si rezultat i Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të nënshkruar më 1 gusht 2017.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Anita Aziri: Koncerti solistik së shpejti gati
Next Article Myqereme Rusi i bashkohet Izet Mexhitit dhe LD

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?