By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në strehimoren për qenë endacak “Lajka”, gjenden 160 qenë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në strehimoren për qenë endacak “Lajka”, gjenden 160 qenë
Maqedoni

Në strehimoren për qenë endacak “Lajka”, gjenden 160 qenë

admin
Last updated: 22/02/2025 16:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Këto janë disa nga qindra qen të cilët presin që dikush t’i strehojë. Nuk janë të egër, janë të butë dhe dëshirojnë të luajnë. Janë të pastruar nga mikrobe dhe janë të vaksinuar.

Ndërmarrja Publike “Lajka” është e mandatuar për grumbullimin dhe edukimin e qenve endacak të cilët më pas i ofron te qytetarët pa obligim financiar. Iva Apostolska e punësuar si kujdestare në këtë ndërmarrje tregon për përditshmërinë e saj me këtë lloj kafshe shtëpiake.

“I vizitojmë qentë, i shohim, kontrollojmë gjendjen e tyre, nëse ka ndonjë ndryshim e paraqesim te veterineri. Më pas vijon pastrimi i bokseve, ato janë vendqëndrimet e tyre momentalisht. Kanë krevate, pjata për ushqim dhe ujë. Pasi t’i pastrojmë bokset, kjo merr më tepër kohë gjatë ditës, më pas kalojmë i ushqejmë, ushqimi varijon, varësisht në cilin repart punoni”, tha Iva Apostolska – Kujdestare.

“Lajka” ka për detyrë të kapë qentë endacak të cilët paraqiten nga ana e qytetarëve. Atyre u ofrohen shërbime mjekësore e sociale, e kur të vërtetohet se gjithçka është në rregull, përsëri ridërgohen në vendin ku janë marrë. Drejtoresha e kësaj ndërmarrje Radmilla Pesheva, thotë se është e pamundur që të mbledhin të gjithë qentë e rrugës, për shkak kapaciteteve.

“Kemi vetëm dy skuadra për kapjen e qeneve. Ato dalin pas denoncimeve nga qytetarët. Denoncimet janë të ndryshme, ose për qenë agresiv ose por ndonjë qen të ri që është paraqitur në ndonjë vendbanim dhe nuk është i trajtuar, pra nuk ka shenjë në vesh. I bëhet testi i socializimit, shihet nëse qeni është agresiv dhe ditën e tretë dërgohet në sallë të operacionit ku u bëhet kastrimi apo sterilizimi nëse bëhet fjalë për femër”, u shpreh Radmilla Pesheva – Drejtoreshë e NP Lajka.

Kapaciteti i ndërmarrjes publike “Lajka” është për 160 qen ndërsa vetëm në Shkup ka rreth 6 mijë qen endacak. “Lajka” ka marrëveshje bashkëpunimi me shtatë komuna të Shkupit. Nuk ka vetëm me Shuto Orizaren, Sarajin dhe Karposhin. Të tjerat paguajnë nga 2 milion denarë në vit vetëm për largimin e qenve endacak nga rrugët. Për çdo ditë, së paku nga dy qytetarë paraqiten për të kërkuar ndihmë mjekësore nga kafshimi i qenve endacak.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qendra Klinike, pritje me muaj për termine dhe rezultate
Next Article Bie numri i kalimeve ilegale të emigrantëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?