By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Tetovë ende mungojnë tekstet shkollore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Tetovë ende mungojnë tekstet shkollore
MaqedoniTOP LAJM

Në Tetovë ende mungojnë tekstet shkollore

admin
Last updated: 01/02/2025 19:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 1 shkurt – Edhe ky gjysëm vjetor filloi në shkollat e Tetovës me mungesë të teksteve shkollore. Edhe përkundër premtimeve të shumta autoritet lokale dhe qendrore me vite nuk munden të gjejnë zgjidhje për të ju siguruar libra nxënësve të cilët shpesh herë e përfundojnë shkollën pa libra në disa lëndë, ndërsa arsimtarët detyrohen më kopje që është e ndaluar më ligj tua sigurojnë edhe disa matriale nxënësve me qëllim që të kenë një bazë për ti notuar. Nga Sektori i Arsimit në Tetovë thonë se mungojnë mbi 20 mijë libra në gjitha shkollat fillore e të mesme në Tetovë.

“Para dy viteve kishim mungesë të mbi 40 mijë librave, ku pastaj ky numër është zvogëluar në 20 minë libra. Jemi në komunikim me Ministrinë e Arsimit, ku janë shprehur se një pjesë e librave do të sigurohen ndërsa pjesa e madhe nuk mundë të sigurohen shkaku se janë mungesë e lëndëve të gjuhëve. Arsimtarët profesorët, mundohen që me anë të skriptave, shkrimeve diktimeve brenda orës mësimor të gjenden dhe procesi edukativo arsimor të zhvillohet.”, tha Nazmi Dauti nga Sektori i Arsimit Tetovë.

Për kryetarin e Komunës së Tetovës problemi është më kompleks. Ai thotë se pavarësisht se komuna dëshiron të zgjidhë këtë problem, ligji nuk mundëson që komuna të bëjë furnizime më libra shkollat. Kasami për këtë situatë fajëson qeverinë paraprake që sipas tij nuk ka siguruar tekste shkolle që këta të njëjta tani mund t’i shumëfishonin.

“Përkundër vullnetit të Komunës së Tetovës për të zgjidhur këtë problem, duhen ndryshime ligjore me të cilat edhe teknikisht dhe ligjërisht Komuna e Tetovës do ketë mundësi për të intervenuar. Në shkollat profesionale siç është shkolla e Tekstiles dhe e mjekësisë aty janë tekste profesionale dhe aty ato nuk ekzistojnë si të tillë. Është një trashëgimi dhjetëra vjeçare me të cilën ndryshimet janë bërë. Ministria dhe qeveria paraprake nuk ka siguruar tekste, që ne sot teknikisht të njëjtat ti shumëfishojmë.”, tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se para një muaji kanë siguruar një mijë libra, për shkollat e Tetovës, por ky numër është shumë i vogël se sa ka mungesë të librave e teksteve shkollore në Tetovë.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spitali i Nefrologjisë në Strugë përballet me mungesë kuadri
Next Article Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO: Historia nuk do të rishkruhet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?